SHBA-ja lejon udhëtarët nga 61 shtete, por jo ata britanikë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shtetet e Bashkuara kanë lehtësuar masat e udhëtimit teksa po vazhdon procesi i vaksinimit.

Agjencia e shëndetit publik ka marrë vendim për lehtësimin e masave ndaj 61 shteteve.

Vende si Franca, Spanja dhe Italia, tani janë në nivelin e tretë të lirimit të masave.

Kjo do të thotë se udhëtarët nga këto vende mund të udhëtojnë drejt SHBA-së, nëse janë të vaksinuar plotësisht.

Mirëpo në këtë listë nuk është përfshirë Britania e Madhe që po përballet me përhapjen e variantit të koronavirusit që u zbulua në Indi.

Udhëtarët nga Britania duhet të izolohen për dhjetë ditë pas arritjes në SHBA.

Qendra amerikane për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ka bërë të ditur se lista do të përditësohet në bazë të numrit të rasteve për kokë banori.

Share This Article