ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Operacioni më i madh i ndërmarrë ndonjëherë në Mbretërinë e Bashkuar për të luftuar vjedhjen e telefonave. 4 hours ago
Macron riemëron Lecornu si kryeministër francez pas ditësh trazirash 9 hours ago
Ndërsa Çmimi Nobel i shkon udhëheqëses së opozitës së Venezuelës, sa larg do të shkonte Trump për ta ndihmuar atë? 11 hours ago
Burri që dogji Kuranin fiton apel për lirinë e fjalës 11 hours ago
Vendet e mbipopulluara në radhë për vonesa në kontrollet kufitare të BE-së 11 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Presidenca për shkarkimin e Metës: Asnjë surprizë nga tregtari i kufijve Shqipërisë e Kosovës

albnews by albnews
9 June, 2021
in Albania
0
Zbulohen prapaskenat për 94 votat e shkarkimit të Metës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Zëdhënësi i Presidencës në Shqipëri, Tedi Blushi, ka thënë se ky institucion nuk është i shqetësuar për vendimin e Parlamentit për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i presidentit.

Në një deklaratë për mediat në Shqipëri, Blushi ka thënë se ky vendim ka ardhur nga “tregtari i kufijve të Shqipërisë dhe të Kosovës” duke aluduar në kryeministrin Edi Rama i cili edhe në të kaluarën ishte akuzuar nga liderë politikë në Shqipëri e Kosovë se ka qenë pjesë e diskutimeve për shkëmbim territoresh si zgjidhje për dialogun Kosovë-Serbi.

RelatedPosts

Kupa e Botës 2026, Kombëtarja i jep fund përgatitjeve për ndeshjen ndaj Serbisë

Hysaj: Kemi ardhur për fitore në Serbi

Në mbështetje të ish-komandantëve të UÇK-së në Hagë, protestë gjithëkombëtare në Tiranë më 17 tetor

Të mërkurën, Parlamenti votoi me 104 vota pro për shkarkimin e Metës. Tash vendimi shkon në Gjykatën Kushtetuese e cila nëse konstaton se Meta ka shkelur Kushtetutën, ai do të shkarkohet.

“Zero shqetësim nga vendimi antikushtetues dhe qesharak i landfillit parlamentar monist, që do të hyjë si rast studimor në historinë botërore të parlamentarizmit, se si një Kuvend pa opozitë, që edhe pse është shkarkuar me votë nga populli, voton për shkarkimin e një institucioni tjetër! Asnjë surprizë nga tregtari i kufijve të Shqipërisë dhe të Kosovës, partnerët dhe vasalët e oligarkëve, mafia e inceneratorëve, grabitësit e votave, parave dhe të pronave të shqiptarëve, përfshi edhe torollakët e dobishëm, që nuk bënë gjë tjetër sot, veçse plotësuan edhe hapin e fundit të krimit të rëndë zgjedhor të 25 prillit. Të paktën veç pensionit të përjetshëm, i siguruat edhe për këtë vit një palë pushime qyl! Bravo ju qoftë, që nuk dolët pa gjë nga kjo shëmti! Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta është më i motivuar se kurrë për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit të Shqipërisë nga çdo përpjekje e tradhëtarëve, bashkëpunëtorëve dhe tutorëve të tyre, që punojnë prej vitesh kundër vendit tonë, shqiptarëve dhe interesit kombëtar”, ka thënë Blushi.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Operacioni më i madh i ndërmarrë ndonjëherë në Mbretërinë e Bashkuar për të luftuar vjedhjen e telefonave.

Operacioni më i madh i ndërmarrë ndonjëherë në Mbretërinë e Bashkuar për të luftuar vjedhjen e telefonave.

11 October, 2025
Macron riemëron Lecornu si kryeministër francez pas ditësh trazirash

Macron riemëron Lecornu si kryeministër francez pas ditësh trazirash

10 October, 2025
Ndërsa Çmimi Nobel i shkon udhëheqëses së opozitës së Venezuelës, sa larg do të shkonte Trump për ta ndihmuar atë?

Ndërsa Çmimi Nobel i shkon udhëheqëses së opozitës së Venezuelës, sa larg do të shkonte Trump për ta ndihmuar atë?

10 October, 2025
Burri që dogji Kuranin fiton apel për lirinë e fjalës

Burri që dogji Kuranin fiton apel për lirinë e fjalës

10 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result