Albania
Basha: Të mohosh masakrën e 25 prillit do të thotë dorëzim pa kushte para padrejtësisë
Kryetari në detyrë i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar sot takime me demokratë të Tiranës në degët 7, 10, 12 dhe 14.
“Përballë sofistikimit të metodës së blerjes së votës, të intimidimit, të patronazhit si sistemi i Sigurimit të Shtetit, përballë të gjithë padrejtësive me të cilat jemi përballur në nivel institucional, politik dhe ju vetë në nivel personal nga mëngjesi deri në darkë, përballë anormalitetit, çmimit të lartë të sakrificës personale me të cilën keni paguar aktivizimin tuaj politik në këtë fushatë dhe në betejat që i paraprinë asaj, prapëseprapë, vota e qytetarëve tregon vetë se ndonëse në kushtet të barabarta njësoj si në ’91-shin pa asnjë pushtet, përballë një pushteti i cili kombinonte egërsinë, barbarinë e ’91-shit me urrejtjen dhe makinerinë e dhunës së 2001-shit dhe bandat kriminale si faktor i pandashëm i pushtetit ilegjitim të Edi Ramës në këto 8 vite, nuk ja dolën as t’i ulnit kokat, as t’ju bënit të dorëzoheshit”, tha Basha.
Në vijim, Basha tha se ne e dinim që beteja do të ishte e pabarabartë, e ndaj morëm të gjitha masat që t’i përgjigjeshim me bashkimin më të madh të mundshëm popullor. Që nga koalicioni më i gjerë politik, tek lidhjet me grupet e interesit që morën format e kontratave programore, treguan se me vetëdijen që po përballeshim me një kundërshtar i cili kishte shkelur çdo rregull të shkruar dhe nuk kishte ndërmend as t’i zbatonte ato, ne do t’i përgjigjeshim me mobilizimin më të madh popullor. Sa më shumë rritej mobilizimi popullor, sa më i madh bëhej bashkimi ynë, aq më i tërbuar ishte kundërshtari nga ankthi i humbjes”.
“Sakrifica juaj është kyçi i faktit që përpos kësaj masakre zgjedhore, Partia Demokratike nuk doli më e vogël, më e dobët, por doli më e madhe, më e fortë dhe tanimë më e vendosur për ta çuar deri në fund misionin e saj. Misioni ynë nuk është një mision vetëshërbyes. Ne nuk kemi lindur si një parti për të marrë pushtetin si kundërshtari ynë me çdo kusht e me çdo çmim, e duke shkelur mbi trupat dhe gjakun e shqiptarëve. Ne kemi lindur për të kundërtën, për ta çliruar Shqipërinë nga ky lloj sundimi që lindi përmes terrorit, që lartësoi krimin dhe edhe pas rënies se komunizmit vazhdon të punoj me teorinë e krimit të dobishëm, pra, që për hir të pushtetit t’i mund të bashkëpunosh edhe me kriminelin, edhe me të korruptuarin”, tha ai.
Po ashtu Basha shtoi se “nëse deri më 25 prill detyra jonë kryesore ishte të sillnim ndryshimin, barra që rëndonte në supet tona ishte të sillnim ndryshimin për shqiptarët, 25 prilli na ka rikthyer edhe një herë mbi supe një mision të cilin e kryem dikur, që dimë ta kryejmë, që kemi forcën ta kryejmë dhe që kundërshtari politik i cili mendoi që do na gjunjëzonte më 25 prill e di fare mirë që do mund ta kryejmë përsëri. Dhe ky është misioni i kthimit të legjitimitetit dhe demokracisë në vend. Ky është tani misioni i parë pa të cilin nuk mund të ketë asnjë mekanizëm që të sjellë ndryshimin me votë. Shqiptarët nuk kanë marrë përgjigje për pyetjet që shtroheshin më 25 prill, asnjë zgjidhje nuk ka sjellë 25 prilli për asnjë kategori shoqërore, edhe vetë pakica që mban peng shumicën është sot në dilemën e madhe të administrimit të krimit që ka kryer”./ATSH/


Albania
Aksident në aksin Peqin–Rrogozhinë, tre të plagosur dërgohen në spital
Një aksident rrugor u regjistrua rreth orës 10:30 të ditës së sotme në aksin e rrugës kombëtare Peqin–Rrogozhinë. Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, dy automjete u përplasën mes tyre në fshatin Karinë të Peqinit.
Si pasojë e përplasjes së fortë, të dy mjetet pësuan dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa të paktën tre persona mbetën të plagosur. Të lënduarit u transportuan me autoambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet e policisë dhe ekipet e urgjencës. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Albania
Aksident i fortë në Lushnjë, përfshihet familja me katër persona, makina u rrotullua disa herë
Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrethrrotullimin e Plugut në Lushnje, ku janë përplasur dy makina si pasojë e mosrespektimit të rregullave të qarkullimit.
Në mjetin tip Benz udhëtonte një familje prej katër personash, ndërsa në mjetin tip Volkswagen një person i vetëm. Pavarësisht përplasjes së fortë, asnjë prej të lënduarve nuk është paraqitur në spital, pasi kanë marrë vetëm lëndime të lehta.
Sipas policisë, shkak i aksidentit është bërë mosrespektimi i përparësisë në rrethrrotullim. Përplasja ishte shumë e fortë: mjeti tip Volkswagen u rrotullua disa herë në ajër, ndërsa mjeti tip Benz u dëmtua rëndë në pjesën e përparme, duke u shkatërruar pjesërisht.
Si pasojë e aksidentit, trafiku në aksin nacional Lushnjë–Rrogozhinë u bllokua për rreth 30 minuta. Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Albania
Përgjaket 2026, 3 të rinj humbin jetën në një aksident tragjik në Tepelenë
Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tepelenë, ku 3 të rinj kanë humbur jetën.
Njoftimi:
Rreth orës 03:18, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Bypass”, automjeti me drejtues shtetasin M. D., 25 vjeç, banues në Tepelenë është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi K. M., 24 vjeç, banues në Tepelenë.
Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën dy drejtuesit e automjeteve, pasagjeri shtetasi A. R., 27 vjeç, banues në Tepelenë, si dhe ka mbetur e dëmtuar shtetasja A. D., 19 vjeçe, banuese në Delvinë, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
-
Albania2 days ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
UK4 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania4 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania5 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK1 day agoVizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim
-
UK5 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports4 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK2 days agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
