Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, priti sot në një takim kryetarin e Parlamentit të Turqisë Mustafa Sentop.
Gjatë takimit, Basha i shprehu mirënjohjen kryeparlamentarit turk ndaj Turqisë dhe Presidentit Erdogan për ndihmën e madhe që i ka dhënë vendit tonë për rindërtimin e shtëpive të shkatërruara nga tërmeti dhe përballimin e pandemisë COVID-19.
“Turqia është një mike e çmuar e Shqipërisë dhe e popullit shqiptar dhe ka qenë pranë nesh në momente të rëndësishme për vendin dhe kombin tonë, si anëtarësimi në NATO, ndërtimi i Rrugës së Kombit, pavarësia e Kosovës dhe fushata për njohjen e saj” deklaroi Basha.
Krydemokrati shprehu vullnetine tij për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen midis vendeve tona duke zgjeruar marrëdhëniet ekonomike që do të sjellin zhvillim dhe punësim për qytetarët shqiptarë.
Më herët Sentop pati takime me Ruçin, Metën dhe Ramën.