28 milionë dollarë për të shkuar në hapësirë me Jeff Bezosin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

28 milionë dollarë është shuma që një person ka vendosur të paguajë për të shkuar në hapësirë me themeluesin e kompanisë Amazon Jeff Bezos dhe vëllain e tij.

Kjo ishte shuma më e madhe që u pagua në ankandin e zhvilluar drejtpërdrejtë në internet të shtunën. Kompania e raketave “Blue Origin” e themeluesit të Amazonit nuk e bëri të ditur emrin e fituesit.

Njoftohet se identiteti do të bëhet i ditur në prag të fluturimit të shkurtër nga pjesa perëndimore e Teksasit me 20 korrik.

Ky do të jetë fluturimi i parë i raketës “New Shepard” me njerëz në bord duke shënuar kështu pikën kulmore të 15 testeve të suksesshme fluturimi që nga viti 2015. Nisja do të shënojë gjithashtu edhe fillimin e turizmit hapësinor për kompaninë “Blue Origin”.

Share This Article