Donald Trump shënjestroi sot Indinë duke vendosur nga mesi i qershorit taksa doganore shtesë ndaj produkteve të importuara nga SHBA-ja.
Shtëpia e Bardhë kishte njoftuar në fillim të qershorit se do t’i japë fund avantazheve tregtare të importeve me prejardhje nga India.
Nju Delhi përfitonte prej shumë kohësh nga regjimi i preferencave të përgjithshme, që i mundësonte një hyrje të lirë në tregun amerikan.
Por, Donald Trump e kishte kritikuar se produktet amerikane nuk kishin të njëjtin trajtim në tregun indian./ATSH/