ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Statistikat Tirana-Teuta, bilanci i rivalitetit mes dy skuadrave të Superiores të një dekade 5 hours ago
VIDEO/ Shembet ballkoni dhe përfundon në trotuar, shihni si shpëton mrekullisht gruaja 5 hours ago
Denoncimi i Berishës: Edi Rama do vendosë gjoba prej 30 mijë deri në 40 mijë euro për qytetarët ose bizneset që hedhin mbeturina 5 hours ago
Kushtetuesja vendos: Lista Serbe ka të drejtën të propozojë nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës 5 hours ago
‘Një nga gjërat më të mëdha’ – Inovatorët e artit të Nigerisë në ekspozitë në Londër 5 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Basha: Nga sot energjitë dhe përpjekjet tona do të shkojnë drejt kundërshtarit tonë të vetëm, Ramës

albnews by albnews
14 June, 2021
in Albania
0
Basha: Nga sot energjitë dhe përpjekjet tona do të shkojnë drejt kundërshtarit tonë të vetëm, Ramës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kreu i PD Lulzim Basha në deklaratë për mediat falënderoii të gjithë anëtarët e PD-së që votuan për të.

Ai shtoi se të gjitha energjitë e PD-së do të shkojnë për të rrëzuar regjimin e Ramës.

RelatedPosts

Shqiptarët e burgosur në Belgjikë, pritet marrëveshje mbi transferimin e tyre në Shqipëri

Rama me kryebashkiakun Adams: Po punojmë për fluturime direkte me Nju-Jorkun

Kishte fshehur 10 kg heroinë nën sediljen e fëmijës, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Itali

Fjala e kreut të PD-së Lulzim Basha:

Të dashur vëllezër dhe motra, demokratë dhe demokrate,

Sikurse e kam thënë pak ditë më parë dhe sikurse e dinte secili prej jush, të dielën sytë e shqiptarëve u drejtuan nga Partia Demokratike.

Ata nuk pritën gjatë dhe ju nuk munguat në përgjigjen tuaj të qartë dhe të fortë!

Ju treguat me krenari që ne jemi në këmbë, që jemi të bashkuar, që jemi të fortë dhe, se pikërisht atëherë kur vështirësitë duken të pakapërcyëshme,  nuk dorëzohemi kurrë!

Ndaj dua të falenderoj secilin prej jush, nga themeluesit tek anëtarët më të rinj, për ushtrimin më të bukur të demokracisë brenda partisë tonë, në një proces unik falë të cilit edhe njëherë Partia Demokratike ngrihet në lartësinë e emrit dhe të historisë së saj.

Sepse, vëllezër dhe motra, në fund të kësaj gare ne nuk gëzojmë për fitoren e një kandidati apo zgjedhjen e një kryetari të ri, por, të gjithë bashkë, ne kremtojmë vlerat që na bashkojnë, vlerat mbi të cilat ngrihet kjo familje e madhe politike. Ato të garës, të lirisë dhe të meritokracisë. Që sigurisht ne duhet dhe do t’i përsosim edhe më shumë në muajt në vijim.

Edhe njëherë faleminderit nga zemra për kontributin tuaj të jashtëzakonshëm.

Po ashtu falenderoj me mirënjohje për mbarëvajtjen e këtij procesi komisionerët, vëzhguesit dhe numëruesit. Përkushtimi juaj meriton vetëm respekt!

Mirënjohja ime shkon edhe për tre kandidatët e tjerë, të cilët e bënë këtë garë të vërtetë , sfiduese dhe dinamike. Për secilin prej tyre kam një mesazh: Ne kemi mendime të ndryshme por parime të njëjta, prandaj jam i bindur se përtej diferencave, nga sot energjitë dhe përpjekjet tona do të shkojnë në drejtim të kundërshtarit të vetëm të Partisë Demokratike, dhe të shumicës dërmuese të shqiptarëve, regjimit Rama-Doshi.

Vëllezër dhe motra, e djeshmja nuk ishte një ditë e rëndësishme vetmë për Partinë Demokratike, por për gjithë Shqipërinë. Është e tillë sepse nëpërmjet pjesëmarrjes në procesin një anëtar një votë, ju nuk ushtruat vetëm të drejtën për të zgjedhur kryetarin e ri, por nëpërmjet votës përcaktuat vijën e aksionit tonë politik.  Ndaj dhe vullneti që shprehët në këto ditë të vështira për vendin, do të shërbej si udhërrëfyes në rrugëtimin tonë në shërbim të vendit. Sepse me këtë votë të qartë ju refuzuat të njihni masakrën zgjedhore të 25 prillit!

Me këtë votë të qartë ju refuzuat bashkëpunimin me regjimin Rama-Doshi!

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Statistikat Tirana-Teuta, bilanci i rivalitetit mes dy skuadrave të Superiores të një dekade

Statistikat Tirana-Teuta, bilanci i rivalitetit mes dy skuadrave të Superiores të një dekade

8 October, 2025
VIDEO/ Shembet ballkoni dhe përfundon në trotuar, shihni si shpëton mrekullisht gruaja

VIDEO/ Shembet ballkoni dhe përfundon në trotuar, shihni si shpëton mrekullisht gruaja

8 October, 2025
Denoncimi i Berishës: Edi Rama do vendosë gjoba prej 30 mijë deri në 40 mijë euro për qytetarët ose bizneset që hedhin mbeturina

Denoncimi i Berishës: Edi Rama do vendosë gjoba prej 30 mijë deri në 40 mijë euro për qytetarët ose bizneset që hedhin mbeturina

8 October, 2025
Kushtetuesja vendos: Lista Serbe ka të drejtën të propozojë nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës

Kushtetuesja vendos: Lista Serbe ka të drejtën të propozojë nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës

8 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result