Britanikja 70-vjeçe, Rosalinda, ka vendosur që me ndjekësit e saj në TikTok të ndaj një ngjarje nga rinia, që sipas saj i ka ndryshuar tërë jetën.
Në atë kohë ajo shpesh kujdesej për fëmijët e fqinjëve, dhe nuk ishte e pazakontë që e ëma e një djali e pyeti që të kujdeset për të derisa ajo ishte në dyqan duke bërë “shoping”, transmeton Telegrafi.
Kështu pranoi, por djaloshi nuk e kaloi vetëm një ditë me Rosalindën, por tërë fëmijërinë dhe ditët e adoleshencës – pasi që e ëma e tij kurrë nuk u kthye, ka shpjeguar Rosalinda në një video.
Arsyen e zhdukjes Rosalinda nuk arriti ta zbulojë. E djaloshi qëndroi me të derisa u rrit – duke e ushqyer e kujdesur për të, dhe një ditë vendosi ta kërkoj babanë e tij biologjik dhe të fillojë një jetë të re.
Mjekët kësaj gruaje të guximshme i kishin thënë në të 20-at, që kurrë nuk do të mund të ketë fëmijë, e kjo situatë e pazakontë me fqinjën dhe “ruajtjen” e djaloshit e bëri që ajo të kujdeset gjithmonë për fëmijët.
Shumë prej tyre kanë kaluar para shtëpisë së saj, e një vajzë në vitin 1990 edhe zyrtarisht e adoptoi. Lola tani i ka 30 vjet dhe shpesh shfaqet në videot e publikuara nga Rosalinda që është bërë yll në këtë rrjet social – duke inspiruar ndjekësit e saj që të bëjnë vepra të mira.