ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Personi i tretë vdes nga helmimi me metanol në Brazil 5 hours ago
Vdekjet e 1,611 personave të pastrehë në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2024 janë rekord 5 hours ago
Titujt e gazetave në UK 6 hours ago
Mik apo armik? Konservatorët përballen me rritjen e Reformës 6 hours ago
Charlie Mackesy zbulon se një pjesë e madhe e librit të tij të ri humbi kur iu vodh iPad-i 6 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Holanda, Danimarka e Spanja i thonë “Po” hapjes së negociatave Shqipëri- BE

albnews by albnews
17 June, 2021
in Albania
0
Spiropali: S’kemi qenë kurrë më pranë procesit historik të anëtarësimit në BE
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Pas “po-së” së Holandës, dy shtete të tjera konfirmojnë po-në për Shqipërinë. Holanda ka konsoliduar zyrtarisht vlerësimin pozitiv të përmbushjes së kushtëzimit për hapjen zyrtare të negociatave të anëtarêsimit me Shqipërinë edhe me mbështetjen e Parlamentin holandez. Po ajo nuk është e vetme.

ABC ka mësuar nga burime zyrtare daneze se Parlamenti i Danimarkës nuk është bërë pengesë për vendimin pozitiv të qeverisë së Danimarkës lidhur me hapjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë.

RelatedPosts

Altin Dumanit i përfundon mandati/ Sot afati i fundit, Adnan Xholi dhe Doloreza Musabelliu dorëzojnë aplikimin për drejtues të SPAK

Gramoz Sako për Tepelenën, një deputete për Vlorën/ PS zyrtarizon kandidatët e “9 Nëntorit”

I dënuar në Brazil për vrasje, kapet në Rinas 51-vjeçari brazilian

Burime daneze kanë thënë për ABC, se Parlamenti i Danimarkës nuk i është kundërvënë vendimit të qeverisë daneze për dritën jeshile lidhur me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë. Në këtë vendim, qeveria daneze mbështet raportin e Komisionit Evropian të prezantuar në 12 maj në Këshillin e ministrave të Bashkimit Evropian, duke vlerësuar se Shqipëria ka bërë progres të mjaftueshëm për mbajten e konferencës së parë ndërqeveritare BE-Shqipëri.

Gjithashtu, burime zyrtare spanjolle kanë bërë të ditur për ABC qëndrimin zyrtar të Spanjës. Spanja mbështet raportin e Komisionit Europian të 12 majit, sipas të cilit kushtet për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare BE-Shqipëri janë përmbushur.

Sipas këtyre burimeve, Spanja konsideron se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë progres lidhur me reformat e integrimit dhe meritojnë fiksimin e një date për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare sa më shpejt të jetë e mundur ( 22 qershor). Spanja kundërshton ndarjen e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria, ashtu si shumë shtete të tjera të Bashkimit Evropian.

Burimet zyrtare spanjolle kanë sqaruar për ABC, se sipas procedurave të qeverisë spanjolle, Parlamenti i Spanjës njoftohet për vendimin zyrtar të qeverisë spanjolle lidhur me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë, por nuk ka mandat specifik dhe paraprak lidhur me marrjen e këtij vendimi.

Edhe nëse arrihet unanimiteti lidhur me vlerësimin pozitiv për Shqipërinë, çështja e aprovimit të kuadrit negociues me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mbahet aktualisht pezull nga Bullgaria për shkak të vetos që i ka vendosur Maqedonisë së Veriut. Kjo veto ka të bëjë me pretendime të autoriteteve bullgare për çështjen e gjuhës dhe historisë lidhur me Maqedoninë e Veriut. Pa aprovimin e kuadrit negociues, nuk mund të fiksohet një datë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

Rrjedhimisht, takimi i 22 qershorit, siç e ka njoftuar paraprakisht ABC, nuk pritet të prodhojë vendim lidhur me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Kjo ka më shumë gjasa të ndodhë gjatë presidencës sllovene, që merr kryesinë e Bashkimit Evropian nga 1 korriku deri në 31 dhjetor 2021./abcnews.al/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Personi i tretë vdes nga helmimi me metanol në Brazil

Personi i tretë vdes nga helmimi me metanol në Brazil

8 October, 2025
Vdekjet e 1,611 personave të pastrehë në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2024 janë rekord

Vdekjet e 1,611 personave të pastrehë në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2024 janë rekord

8 October, 2025
Titujt e gazetave në UK

Titujt e gazetave në UK

8 October, 2025
Mik apo armik? Konservatorët përballen me rritjen e Reformës

Mik apo armik? Konservatorët përballen me rritjen e Reformës

8 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result