Ambasadori britanik në SHBA, Kim Darroch ka njoftuar dorëheqjen e tij nga posti dhe karriera diplomatike, në sfondin e polemikave të shkaktuara nga publikimi në media i disa prej shënimeve të tij private drejtuar qeverisë së Londrës, ku kritikon ashpër presidentin amerikan, Donald Trump dhe administratën e tij.
Disa ditë më parë, presidenti amerikan kishte kritikuar punën e ambasadorit britanik Darroch.
Ky veprim kishte shkaktuar një konflikt diplomatik mes dy shteteve.