Asambleja e Fakultetet të Universitetit të Tiranës e kryesuar nga pedagogët ka tre kërkesa në adresë të qeverisë.
Asambleja vendosi sot që t’i drejtohet kryeministrit me tre kërkesa, për mbështetjen e listës së 8 pikave të ngritur nga studentët, hedhjen poshtë të Ligjit për arsimin e lartë dhe rritjen e buxhetit për arsimin e lartë.
Këreksat:
1- Mbështetje për kërkesat e studentëve
2- Kundërshtim për ligjin e arsimit të lartë dhe fillimin e procesit legjislativ për hartimin e ligjit të ri
3- Rritjen e buxhetit për arsimin e lartë publik dhe garantimin real të autonomisë financere
Ndalimin e menjëhershëm të fushatës denigruese dhe miratimin e statusit te pedagogeve
Pas artikulimit, pedagogët deklaruan se nëse kërkesat nuk plotësohen atëherë edhe mësuesit e fakulteteve do të hyjnë në bojkot. Sipas pegagogëve, qeveria ka kohë deri më datën 1 shkurt.