Italia do të heqë kërkesën që njerëzit të përdorin maska nga 28 qershori, ka njoftuar Qeveria të martën, pas rënies së numrit të rasteve pozitive dhe të spitalizuarve.
Kërkesat për maska u vendosën në tetor të vitit të shkuar, kur shteti po përballej me valën e dytë të pandemisë së COVID-19 dhe autoritetet s’po arrinin të ulnin kurbën e infeksioneve.
Qeveria e udhëhequr nga Mario Draghi ka lehtësuar masat që nga prilli duke hapur aktivitetet e gastronomisë e shumëçka tjetër në gjithë vendin.
Ka mbetur vetëm bartja e maskës, që do të hiqet për ambientet e jashtme.
Vendimi do të jetë në fuqi nga e hëna e ardhshme kur i gjithë shtetit pritet të hyjë në “zonën e bardhë”, me rrezikun më të ulët deri tash.
19 regjione tashmë janë pjesë e kësaj zone. Italia ka regjistruar 127 mijë vdekje deri tash nga COVID-19.