Tabloidi pro-demokratik i Hong Kong-ut Apple Daily tha se ishte një “viktimë e tiranisë” në një edicion përfundimtar të enjten pasi u detyrua të mbyllej sipas një ligji të ri të sigurisë kombëtare, duke i dhënë fund një rrugëtimi 26-vjeçar.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, mbyllja e papritur e gazetës popullore është goditja e fundit për liritë e Hong Kongut, duke thelluar shqetësimin nëse qendra ndërkombëtare e financave mund të mbetet një qendër mediatike ndërsa Kina kërkon të shkatërrojë disidencën.
Dhe radhët u formuan në Hong Kong të enjten ndërsa banorët garuan të “kapnin” një nga një milion kopjet që Apple Daily tha se kishte në plan të shtypte.
“Apple Daily ka vdekur”, shkroi zëvendës kryeredaktori Chan Pui-man, i cili u arrestua javën e kaluar me një akuzë të sigurisë kombëtare, në një letër lamtumire për lexuesit.
“Liria e shtypit u bë viktimë e tiranisë”.
Në rrethin e klasës punëtore të Mongkok, qindra njerëz qëndruan në radhë në orët e para të mëngjesit për të marrë edicionin përfundimtar, disa duke brohoritur “Apple Daily do të takohemi përsëri!”
“Është shumë tronditëse”, tha për AFP një grua 30-vjeçare, e cila ishte në radhë dhe i dha emrin e saj si Candy.