Punëtorët në një restorant në New Hampshire, SHBA, thanë se ishin shtangur kur një klient i tyre la një bakshish prej 16 mijë dollarësh në faturën e tij prej 37.93 dollarë.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Michelle McCudden, një banakiere në Stumble Inn Bar & Grill në Londonderry, tha se klienti, i cili nuk ishte i rregullt, kishte porositur disa hot-dogs, disa kokteje dhe turshi të skuqur përpara se të kërkonte faturën e tij.
“Ai është një lloj njeriu misterioz”, tha McCudden.
McCudden u trondit kur shikoi faturën e burrit dhe pa bakshishin prej 16 mijë dollarësh.