Blloku 27 anëtarësh shënon fitime të larta pas një krahasimi të ulët për shkak të kufizimeve të COVID-19 vitin e kaluar
Tregu i automjeteve komerciale në Bashkimin Evropian vazhdoi të rritet në maj për të katërtin muaj radhazi si rezultat i një baze të ulët krahasimi për shkak të kufizimeve të COVID-19 vitin e kaluar, njofton Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automjeteve (ACEA).
Në bllokun 27 anëtarësh, shitjet e automjeteve komerciale u rritën me 51.3 për qind në bazë vjetore, në 165.363 njësi në maj, tha ACEA.
Përkundër fitimeve të larta, shifra ende është mbi 30 mijë nën nivelet para-pandemisë.
Spanja regjistroi ngritjen më të madhe midis katër tregjeve kryesore me një rritje vjetore prej 89.6 për qind, pasuar nga Italia (51.3 për qind), Gjermania (46.4 për qind) dhe Franca (28.4 për qind).
Kërkesa e BE-së për furgonë, automjete të lehta komerciale, u rrit me 49.6 për qind në 138.429 njësi muajin e kaluar.
Shitjet e kamionëve të rinj të rëndë në BE u rritën me 74.9 për qind duke arritur në 20.601 njësi ndërsa rreth 25.071 automjete të reja të rënda tregtare u regjistruan këtë maj, me 64.6 për qind më shumë se i njëjti muaj i vitit të kaluar.
“Kërkesa e majit për autobusë dhe minibusë të rinj në BE ishte 18.1 për qind më e lartë se vitin e kaluar, me 1.863 njësi të shitura në total”, shtoi ACEA.
Në janar-maj, regjistrimet e automjeteve të reja tregtare në bllok shënuan rritje me 43.9 për qind në 838.941 njësi.
“Të katër tregjet kryesore të BE-së përmirësuan rezultatet e tyre të përgjithshme: Italia (69.5 për qind), Franca (55.2 për qind), Spanja (51.9 për qind) dhe Gjermania (20.3 për qind) në pesë muajt e parë të vitit 2020”, theksoi ACEA.