Ministri i Shëndetësisë së Britanisë së Madhe, Matt Hancock po rrezikon punën e tij pasi akuzohet për një lidhje jashtë martesore me ndihmësen e tij.
Mediat britanike kanë publikuar momentet e kapura nga kamerat e sigurisë kur ministri shkëmben puthje të nxehta me ndihmësen milionere Gina Coladangelo.
Incidenti pretendohet të ketë ndodhur në korridorin jashtë zyrës së tij në selinë e Departamentit për Shëndetësi në Londrën qendrore rreth orës 3 pasdite në 6 maj të këtij viti, ditën e zgjedhjeve lokale në Mbretërinë e Bashkuar dhe një javë pas goditjes së parë të koronavirusit. Puthja ndodhi gjithashtu 13 ditë para se qeveria britanike të lehtësonte masat anti-Covid duke përfshirë edhe dhënien e lejes për përqafim.
Ndërkohë të dy rezultojnë se janë familjarë dhe prej vitesh të martuar. Z.Hancock është i martuar prej 15 vitesh me gruan e tij Marta, 44-vjeç, dhe çifti kanë tre fëmijë së bashku. Zonja Hancock dukej e trishtuar dhe e mërzitur ndërsa u largua nga shtëpia e çiftit në veri të Londrës këtë mëngjes, por nuk u foli gazetarëve për tradhtinë e pretenduar të burrit të saj. Ata u panë së fundmi së bashku në publik në ndeshjen mes Anglisë dhe Skocisë të Euro 2020 në Wembley një javë më parë.
Sakaq, edhe ndihmësja e tij është e martuar dhe nënë e tre fëmijëve, burri i së cilës Oliver Tress është themeluesi i dyqanit të veshjeve Oliver Bonas. Ajo ka punuar si këshilltare për Z. Hancock.