Britania e Madhe njoftoi dërgimin e një luftanije të dytë në zonën e Gjirit, dy ditë pas incidentit me marinën iraniane që ishte përpjekur, sipas Londrës, të ndalonte kalimin e një naftëmbajtëseje britanike në Ngushticën e Hormuzit.
“Destrojeri HMS Duncan do të shkojë në zonën e Gjirit për të zëvendësuar fregatën “MS Montrose, që ndodhet në zonë, për të vazhduar garantimin e lirisë së lundrimit për anijet që tranzitojnë nëpërmjet kësaj rruge kalimi thelbësore”, njoftoi një zëdhënës i ekzekutivit britanik.
“Ky rotacion i programuar më parë”, u afrua në kohë, shtoi ky burim, duke theksuar se dy anijet do të qëndrojnë përkohësisht bashkë në rajon, por nuk dha detaje mbi kohën./ATSH/