Kanë nisur manovrat ushtarake detare, të koduara ”Breeze-2019”, që do të zhvillohen në Detin e Zi me pjesëmarrjen e trupave bullgare, të NATO-s dhe të vendeve partnere.
”Manovrat do të vazhdojnë deri më 21 korrik nën komandën e Marinës Bullgare duke ndjekur standardet dhe procedurat e Aleancës”, thuhet një deklaratë nga Ministria bullgare e Mbrojtjes.
Në të marrin pjesë forcat detare të 12 vendeve, përfshirë Italinë.
Përveç anijeve e Grupit të Përhershëm të NATO-s do të marrin pjesë edhe 27 anije luftarake, pesë avionë, gjashtë helikopterë dhe 2 257 ushtarë.
Manovrat ushtarake do të ndiqen nga 132 përfaqësues të institucioneve shtetërore, autoriteteve vendore, dhe organizatave joqeveritare./ATSH/