Një 14 vjeçare nga Kosova është shpallur kampione në matematikë, në kantonin e Cyrihut, në Zvicër.
Kështu ka njoftuar Vlora Çitakut, që është ambasadore e Kosovës në SHBA, e cila ka shkruar për kosovaren që quhet Dorea Robelli.
“Më lejoni t’ua prezantoj Dorea Robellin, kampionen e kantonit të Cyrihut në matematikë! Po, në matematikë. Tashmë jemi mësuar që diaspora jonë të na e flladitë shpirtin me suksese të shumta në art e sport. Po ja që gama e sukseseve po rritet e po shtrihet edhe në fusha që dikur konsideroheshin të pa mundura për ne. Dorea është 14 vjeçare. Mbajeni mend këtë emër! Të lumtë!”, ka shkruar Çitaku.