Varianti Delta përbën 1/3 e rasteve në Francë

albnews
By
1 Min Read

Varianti Delta përbën rreth një të tretën e rasteve në Francë, sipas një deklaratë të ministrit të Shëndetësisë, Olivier Veran.

Varianti Delta, i cili është zbuluar në Indi është shumë ngjitës dhe përbënte rreth 20% të rasteve në 29 qershor në vend.

“Ekziston rreziku i një vale të re përsëri këtë verë në Francë”, ka thënë Veran gjatë një vizite në një qendër shëndetësore, duke u kërkuar francezëve të vaksinohen sa më shpejt të jetë e mundur.

Franca ka regjistruar 5.780.648 raste dhe 111.135 viktima që nga fillimi i pandemisë.

Share This Article