ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Nga minierat te fabrikat diellore: Projektet kineze përballen me pengesa të rralla ligjore në Ballkan 6 minutes ago
Ukraina shënon Holodomorin teksa i shtohen sulmet ruse dhe trysnia amerikane për planin e paqes 11 minutes ago
Kosova ia ndien erën kualifikimit në Kupën e Botës 2026 një dekadë pas pranimit në FIFA 14 minutes ago
Pyjet e lashta Hirkaniane të ‘pushtuara’ nga flakët/ Irani kërkon ndihmë urgjente për shuarjen e zjarrit 25 minutes ago
Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit 26 minutes ago
Next
Prev
Home Bota

Ambasada e SHBA-së: Radosavleviq të ballafaqohet me drejtësinë për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, jo të marr nderime

albnews by albnews
3 July, 2021
in Bota, Kosova
0
Daçiqi thotë se s’ka dëshmi se vëllezërit Bytyçi janë vrarë nga shteti serb
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ambasada e SHBA-së në Beograd ka reaguar sot me rastin e dhënies së pllakës së Xhandarmërisë serbe komandantit të parë të kësaj njësie policie në Serbi, Goran Radosavleviq- Guri, më 30 qershor, në shenjë falënderimi për bashkëpunim.

“Goran Radosavleviq Guri ishte në krye të kampit ku u gjetën eshtrat e tre shtetasve amerikanë, Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi”, shkroi Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Serbi në profilin e saj zyrtar në Twitter.

RelatedPosts

Ukraina shënon Holodomorin teksa i shtohen sulmet ruse dhe trysnia amerikane për planin e paqes

Kosova ia ndien erën kualifikimit në Kupën e Botës 2026 një dekadë pas pranimit në FIFA

Pyjet e lashta Hirkaniane të ‘pushtuara’ nga flakët/ Irani kërkon ndihmë urgjente për shuarjen e zjarrit

Ambasada amerikane gjithashtu bëri me dije se Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj Radosavleviq për shkak të përfshirjes së tij në vrasjen e vëllezërve Bytyqi.

“Ai duhet të përballet me drejtësinë, jo të marrë nderime”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Radosavleviq, ish-komandanti serb i Xhandarmërisë serbe nga 2001 në 2004, siç njofton REL, mori një pllakë nga komandanti i Xhandarmërisë Dejan Lukoviq në ngjarjen qendrore që shënonte Ditën e Xhandarmërisë në Novi Sad, më 30 qershor 2021.

Tre vëllezërit Bytyqi në prill 1999 udhëtuan nga Amerika në Kosovë për t’iu bashkuar batalionit “Atlantiku” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pranë të cilit luftuan deri në qershor 1999 derisa përfundoi lufta në Kosovë.

Vëllezërit Bytyqi u arrestuan më 23 qershor 1999 nga policia serbe pasi që mendohet se aksidentalisht e kaluan kufirin me Serbinë përderisa ishin duke i ndihmuar disa fqinjë nga një familje rome, të cilët për shkak të rrethanave nuk ndjeheshin të sigurt, prandaj u kishin kërkuar vëllezërve që t’i shoqëronin deri te kufiri për të kaluar në Serbi.

Pas arrestimit ata u akuzuan për kalim ilegal të kufirit dhe Gjykata për Kundërvajtje në Prokuple të Serbisë i dënoi me 15 ditë burgim. Por pas vuajtjes së dënimit prej 15 ditëve burgim, vëllezërve Bytyqi u humbën gjurmët.

Ndonëse një kohë nuk është ditur për fatin e tyre, në vitin 2001 kufomat e Yllit, Mehmetit dhe Agronit janë gjetur në një varr të pashënuar pranë një kampi policor të trajnimit në Petrovo Sello, afër qytezës Kladovo. Duart e tyre ishin të lidhura me tel, sytë e mbështjellë me shami dhe secila kafkë kishte një vrimë plumbi: ishin ekzekutuar në vend. Ata u gjetën mbi një varreze masive që përmbante kufomat e 67 burrave dhe grave nga Kosova.

Edhe pse kanë kaluar 22 vjet që nga vrasja e tyre edhe përkundër përpjekjes së vazhdueshme të SHBA-së, të cilët vazhdimisht kanë kërkuar zbardhjen e këtij rasti, deri në këto ditë nuk ka ndonjë person të dënuar për vrasjen e vëllezërve Bytyqi.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Nga minierat te fabrikat diellore: Projektet kineze përballen me pengesa të rralla ligjore në Ballkan

Nga minierat te fabrikat diellore: Projektet kineze përballen me pengesa të rralla ligjore në Ballkan

23 November, 2025
Ukraina shënon Holodomorin teksa i shtohen sulmet ruse dhe trysnia amerikane për planin e paqes

Ukraina shënon Holodomorin teksa i shtohen sulmet ruse dhe trysnia amerikane për planin e paqes

23 November, 2025
Kosova ia ndien erën kualifikimit në Kupën e Botës 2026 një dekadë pas pranimit në FIFA

Kosova ia ndien erën kualifikimit në Kupën e Botës 2026 një dekadë pas pranimit në FIFA

23 November, 2025
Pyjet e lashta Hirkaniane të ‘pushtuara’ nga flakët/ Irani kërkon ndihmë urgjente për shuarjen e zjarrit

Pyjet e lashta Hirkaniane të ‘pushtuara’ nga flakët/ Irani kërkon ndihmë urgjente për shuarjen e zjarrit

23 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result