Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Hysamedin Feraj, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.
Ai thotë se Rama e shikon Kosovën si një pengesë për bashkimin e shqipërisë me Serbinë, ndërsa shton se ky ishte vizioni gjeopolitik që Rama propozoi në Forumin e Prespës.
“Edi Rama e shikon Kosovën si pengesë për bashkimin e Shqipërisë me Serbinë. Si çdo pengesë, Kosova duhet mënjanuar. Duhet lënë… në anën e BE-së!
Përkundrazi, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të njësohen politikisht dhe ekonomikisht, si alternativë kundër BE-së dhe SHBA-ve.
Ky ishte vizioni gjeopolitik që Rama propozoi në Prespë. Legjitimimi: Evropa nuk na do! Serbia na do! Ne e duam Serbinë! Veç Albini po na pengon”, shkruan Feraj.