Hysaj mund të kalojë te Atletico Madrid

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

E ardhmja e Elseid Hysaj mund të jetë në Spanjë. Sipas asaj që publikohet në medien iberike, Atletico Madrid dhe Napoli vijojnë bisedimet për transferimin e mbrojtësit të përfaqësueses shqiptare në kryeqytetin spanjoll.

Hysaj ka qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes së Los Colchoneros, por Semedo me kalimin e kohës u bë prioritet i skuadrës së Diego Simeones, kjo edhe për faktin se De Laurentis kërkonte mbi 30 milionë euro për Hysajn.

Por  gjërat duket se kanë ndryshuar kohët e fundit dhe Hysaj është kthyer sërish në prioritet për madrilenët, ndërkohë që edhe te Napoli duket se janë dorëzuar dhe kanë pranuar uljen e çmimit për të.

Mësohet  se në bisedimet e fundit, Atletico Madrid ka ofruar 15 milionë Euro, ndërkohë që Napoli kërkon 20 milionë. Në këtë pikë madrilenët mund të shtojnë edhe bonuse për t’iu afruar shifrës së kërkuar nga Napoli.T

Share This Article