ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Angela Merkel lëshon deklaratën e bujshme: Fajin për luftën e Rusisë në Ukrainë e ka… Polonia 1 hour ago
Të shtëna me armë në Gjykatën e Apelit, mbetet i plagosur gjyqtari Astrit Kalaja dhe një person tjetër, arrestohet autori 1 hour ago
Përmbytja e anijes në veriperëndim të Serbisë, humb jetën një shtetas kinez 2 hours ago
“Liri, shpresë apo zhgënjim”- Veriu i Kosovës drejt rikthimit nën udhëheqjen e serbëve 2 hours ago
E njohur për rolet e saj në serialet “Grey’s Anatomy” dhe “The Big Bang Theory”, ndërron jetë papritur aktorja e njohur amerikane 3 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Vendoset busti i Skënderbeut në Budapest

albnews by albnews
5 July, 2021
in Albania
0
Vendoset busti i Skënderbeut në Budapest
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti Ilir Meta mori pjesë sot, me ftesë të Presidentit të Hungarisë, János Ader, në ceremoninë e vendosjes së përmendores së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në Budapest.

Meta vlerësoi se rrënjët e miqësisë midis dy popujve tanë gjenden në lidhjet legjendare dhe aleancën strategjike të Heroit tonë Kombëtar me prijësin ushtarak dhe drejtuesin e spikatur të Hungarisë dhe të mbarë Europës Qendrore, Janosh Huniadi, të dy mburoja të vlerave dhe të traditave të qytetërimit, por edhe të identitetit tonë europian.

RelatedPosts

U qëllua armë zjarri brenda gjykatës së Apelit, ndërron jetë gjyqtari Astrit Kalaja

Samiti Brdo-Brijunit/ Osmani dhe Vuçiq, përballja e parë pas akuzave të forta

Vdekja e 3-vjeçarit, Brian Spahiu pas ndërhyrjes në klinikën dentare, arrestohet mjeku Roland Xhaxho

Presidenti tha se “ashtu si në kohën e aleancës së Kastriotit dhe të Huniadit, Hungaria mbetet një mbështetëse e palëkundur e integrimit europian të Shqipërisë dhe ne i jemi thellësisht mirënjohës”.

“Jam i bindur se fryma e miqësisë dhe e bashkëpunimit të shkëlqyer tradicional historik midis dy vendeve dhe popujve tanë do të forcohet pa u ndalur në të ardhmen”, shtoi Presidenti.

Veliaj dhe homologu hungarez përurojnë në Budapest bustin e Skënderbeut: Përtej zhurmës dhe historisë, janë veprat ato që mbeten

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përuroi sot së bashku me homologun e tij të Budapestit, Gergely Karácsony, bustin e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Një dhuratë nga bashkia Tiranë për qytetin e Budapestit, që është vendosur përballë bustit të bashkëkohësit të tij, heroit të Hungarisë, Janosh Huniadit.

Veliaj e cilësoi këtë të sotmen një ditë të shkëlqyer për marrëdhëniet mes Hungarisë dhe Shqipërisë.

“Një ditë e mirë për marrëdhëniet mes dy vendeve. Kombet që nuk dinë nga kanë ardhur, nuk dinë as se ku po shkojnë. Në finale, përtej zhurmës dhe historisë, janë veprat ato që mbeten. Sfida për gjeneratën tonë është të lëmë vepra, të mos merremi me llafe, të mos i bëjmë stërkëmbësha njëri-tjetrit, mos të pengojmë progresin, por të lëmë pas diçka që do të mbetet. Është dashur 20 vite për të mbërritur te kjo ditë. Një iniciativë që ka nisur që në kohën e Edi Ramës në Bashkinë e Tiranës me kryetarin e Bashkisë së Budapestit atëherë. Më vjen mirë që bashkia e Tiranës e lë një vepër që do të mbetet këtu në Budapest”, – u shpreh Veliaj. /ATSH/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Angela Merkel lëshon deklaratën e bujshme: Fajin për luftën e Rusisë në Ukrainë e ka… Polonia

Angela Merkel lëshon deklaratën e bujshme: Fajin për luftën e Rusisë në Ukrainë e ka… Polonia

6 October, 2025
Të shtëna me armë në Gjykatën e Apelit, mbetet i plagosur gjyqtari Astrit Kalaja dhe një person tjetër, arrestohet autori

Të shtëna me armë në Gjykatën e Apelit, mbetet i plagosur gjyqtari Astrit Kalaja dhe një person tjetër, arrestohet autori

6 October, 2025
Përmbytja e anijes në veriperëndim të Serbisë, humb jetën një shtetas kinez

Përmbytja e anijes në veriperëndim të Serbisë, humb jetën një shtetas kinez

6 October, 2025
“Liri, shpresë apo zhgënjim”- Veriu i Kosovës drejt rikthimit nën udhëheqjen e serbëve

“Liri, shpresë apo zhgënjim”- Veriu i Kosovës drejt rikthimit nën udhëheqjen e serbëve

6 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result