Presidenti i vendit Ilir Meta po zhvillon vizitë në shtetin e Hungarisë.
Meta ka takuar ndër të tjera edhe kryeministrin e vendit, Viktor Orban.
Kreu i shtetit shqiptar thekson se kryeministri hungarez Orban është një mik i sinqertë i Shqipërisë.
Postimi i presidentit Ilir Meta:
Përherë kënaqësi të takohem me Kryeministrin Orban, mik i sinqertë i Shqipërisë, të cilin e falenderoj për pritjen, si gjithmonë të veçantë.
Bisedë e hapur, e ngrohtë dhe produktive për shumë çështje me interes të përbashkët, në dobi të qytetarëve tanë dhe forcimit të marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe historike, tradicionale dhe premtuese për të ardhmen.