Vritet presidenti i Haitit, Jovenel Moise

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Haitit, Jovenel Moise, është vrarë gjatë një sulmi në rezidencën e tij në kryeqytetin Port-au-Prince.

Lajmin e bëri të ditur kryeministri në detyrë, Claude Joseph, shkruan BBC.

Raportohet se në këtë sulm ka mbetur e plagosur bashkëshortja e presidentit.

Kryeministri në detyrë, Claude Joseph, tha se janë marrë të gjitha masat për ta garantuar vazhdimësinë e shtetit.

Moise ishte 53 vjeç. Ai ishte në pushtet në shtetin e varfër të Amerikës së Mesme që nga shkurti i vitit 2017, pasi Michel Martelly kishte dhënë dorëheqje.

Koha e tij në pushtet ishte e vështirë, sepse Moise u përball me akuza për korrupsion dhe u sfidua nga valët e protestave shpesh të dhunshme kundër qeverisë.

Share This Article