Mediat italiane: Gjyqtari e ndihmoi Anglinë të shkojë në finale

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mediat italiane e kanë kritikuar gjyqtarin Danny Makkelie për vendimet e tij në fitoren e Anglisë 2:1 kundër Danimarkës në gjysmëfinale të Euro 2020 të mërkurën, duke thënë se ai iu ndihmoi tre luanëve të arrinin në finale.

Anglia e arriti finalen e parë pas plot 55 vjetëve, kur e kishte fituar Kupën e Botës më 1966, pas një triumfi të mundimshëm në kohën shtesë falë një penalltie kontroverse në Wembley.

Shumë njerëz ishin të mendimit se vendimi i Makkelie për t’i dhënë Raheem Sterlingut një penallti për kontakt minimal brenda zonës ishte i dobët. 

Vendimi i gjyqtarit Makkelie u kontrollua nga gjyqtarët e tjerë në dhomën e VAR-it, por asgjë nuk ndryshoi dhe, edhe pse Kasper Schmeichel e mbrojti penalltinë e Harry Kane, kapiteni i anglezëve shënoi nga topi i kthyer për t’i dërguar tre luanët në finalen e së dielës në Wembley.Reklamë

Anglia do të përballet me Italinë në finalen e të dielës mbrëma më 11 korrik në Wembley.

E përditshmja italiane, Il Corriere delo Sport, e kritikoi ashpër gjyqtarin holandez, duke shkruar haptazi se ai e ndihmoi skuadrën e Gareth Southgate.

“Në fushë ishin dy topa dhe një penallti që nuk ekzistoi”, shkroi në ballinën e vet gazeta me bazë në Romë.

Me vendimin e gjyqtarit s’u pajtua as korrespondenti i La Gazzetta dello Sport për Angli, Stefano Boldrini, i cili e analizoi incidentin.

“Sa keq sepse ky ekip nuk ka nevojë për ndihmë, por kështu ka ndodhur gjatë muajit të fundit”, tha Boldrini. 

Share This Article