Pedri, lojtari që ka vrapuar më së shumti në Euro 2020

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

UEFA ka publikuar të dhëna të ndryshme statistikore në prag të finales së Euro 2020. Një prej zbulimeve më të mëdha të Evropianit që përfundon të dielën, është spanjolli Pedri. Ai pos që shquhet për aftësi teknike, edhe vrapon shumë.

Deri më tani Pedri ka vrapuar 76.14 kilometra në Euro 2020. Është i pari në këtë listë. Pas tij është Jorginho i Italisë me 72.31 kilometra. Pasojnë Kalvin Phillips i Anglisë me 67.35 kilometra, Joakim Maehle i Danimarkës me 66.64 kilometra dhe Aymeric Laporte i Spanjës me 65.91 kilometra. Natyrisht ekipet e këtyre lojtarëve kanë luajtur më shumë ndeshjes.

Spanja ka luajtur tri herë vazhdime dhe kështu Pedrit me bashkëlojtarë i janë mundësuar kilometra shtesë. Pedri (629 minuta), Aymeric Laporte (630) dhe Unai Simon (630) janë lojtarët me më së shumti minuta në këtë Evropian. Jorginho i ka 585 minuta, ndërsa Phillips 545 minuta, njofton UEFA.

Share This Article