ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Titujt e Gazetave ne Uk 1 hour ago
Përdorte taksinë për të furnizuar grupet kriminale me armë dhe drogë, arrestohet ish-ushtaraku në Tiranë 1 hour ago
Çfarë i ndodh organizmit kur konsumoni gështenja të pjekura  1 hour ago
Po mbillnin ullinj, kolonët izraelitë sulmojnë disa palestinezë dhe gazetarë 1 hour ago
Tornadoja shkatërron qytetin brazilian, 6 viktima dhe mbi 400 të plagosur  2 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Feronikelit eliminohet nga Liga e Kampionëve

albnews by albnews
16 July, 2019
in Kosova
0
Feronikelit eliminohet nga Liga e Kampionëve
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Feronikeli nuk arriti ta vazhdojë rrugëtimin e ëndrrave në Ligën e Kampionëve, pasi që pësoi disfatë me rezultat 1:0 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ndeshja mes Feronikelit dhe The New Saints në “Fadil Vokrri”, në kuadër të rrethit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, nuk shkoi në favor të kosovarëve, të cilët pësuan disfatë me rezultat minimal, shkruan Gazeta Express.

RelatedPosts

Kosovë, prokuroria në gatishmëri për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, 80 prokurorë dhe zyrtarë për ruajtjen e votës

Kurti përuron dronin “Skifteri” të prodhuar në Kosovë

Ekzekutoi dy vëllezërit e bashkëshortes në Mitrovicë! Lihet në burg Astrit Isufi për vrasje dhe armëmbajtje pa leje

Rezultati i mirë nga ndeshja e parë (barazim 2:2 në Uells) kishte bërë që skuadra e Feronikelit të shpresonte në fitore dhe kualifikim në rundin e radhës, për t’u bërë skuadra e parë kosovare që e arrin rrethin e dytë kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, kjo ëndërr e Feronikelit mbeti vetëm ëndërr, pasi që klubi kosovar nuk arriti t’i shfrytëzojë rastet e shumta për të shënuar ndonjë gol dhe ta vazhdojë rrugëtimin në Ligën e Kampionëve. Pas disfatës së sotshme, klubi drenicas do të garojë në kuadër të kualifikimeve për në Ligën e Evropës.

Mundësitë e shumta – si në pjesën e parë, ashtu edhe në të dytën – nuk u konkretizuan në gola nga skuadra e Zekirija Ramadanit dhe, për këto raste të humbura, ata u ndëshkuan në minutën e 67-të të ndeshjes, kur Dean Ebbe e kaloi në epërsi kampionin uellsian, TNS, vetëm dy minuta pasi hyri në lojë.

Gjatë pjesës së parë, Feronikeli kishte dominuar plotësisht sa i përket numrit të rasteve të krijuara – gjithsej shtatë, në krahasim me zero raste të mira për të shënuar të TNS. Mevlan Zeka dhe Astrit Fazliu patën më së shumti raste të krijuara.

Por, pjesa e dytë nuk u shkoi po aq mirë kosovarëve. Qysh në fillim të ndeshjes, Jamie Mullan, lojtari më aktiv i TNS në këtë ndeshje, pretendoi një penallti, pas një ndërhyrjeje të Mendurim Hotit. Megjithatë, gjyqtari nuk e akordoi penalltinë, ashtu siç nuk bëri as disa minuta më vonë, kur penallti kërkoi Fazliu.

Lojtarët e Feronikelit e kërkuan një penallti edhe disa momente para fundit të ndeshje, duke pretenduar se kishte pasur prekje me dorë, siç u pa edhe nga pamjet televizive, mirëpo gjyqtari nuk e akordoi penalltinë.

Por as eliminimi nga Liga e Kampionëve nuk është fundi për kampionin e Kosovës, pasi që Feronikeli tani do ta vazhdojë ëndrrën për kualifikim në garat evropiane në Ligën e Evropës. Drenicasit do të takohen me fituesin e duelit mes  Slovan Bratislava dhe Sutjeska në kualifikime për garën dytësore evropiane, Ligën e Evropës.

Në anën tjetër, TNS do të përballet me Kobenahvn e Danimarkës në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Kjo është e 13-ta herë për TNS që garon në kualifikohet për Ligën e Kampionëve. Më së shumti klubi uellsian ka arritur deri në rundin e tretë kualifikues. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Titujt e Gazetave ne Uk

Titujt e Gazetave ne Uk

9 November, 2025
Përdorte taksinë për të furnizuar grupet kriminale me armë dhe drogë, arrestohet ish-ushtaraku në Tiranë

Përdorte taksinë për të furnizuar grupet kriminale me armë dhe drogë, arrestohet ish-ushtaraku në Tiranë

9 November, 2025
Çfarë i ndodh organizmit kur konsumoni gështenja të pjekura 

Çfarë i ndodh organizmit kur konsumoni gështenja të pjekura 

9 November, 2025
Po mbillnin ullinj, kolonët izraelitë sulmojnë disa palestinezë dhe gazetarë

Po mbillnin ullinj, kolonët izraelitë sulmojnë disa palestinezë dhe gazetarë

9 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result