Themeluesi i Microsoft, Bill Gates ka folur për herë të parë në lidhje me divorcin nga ish bashkëshortja e tij Melinda.
Bill ishte i ftuar në në takimin vjetor të biznesmenëve, politikanëve dhe drejtuesve të Wall Street dhe Silicon Valley të organizuar nga banka e investimeve Allen & Company në Idaho SHBA. Një burim ka treguar se gjatë fjalimit të tij mbi ndryshimin e klimës,ai është pyetur për divorcin. Sipas tij, Gate u emocionua dhe u shpreh se ndarja ishte faji i tij. Gjithashtu burimi zbuloi se që pas përfundimit të martesës , Bill është i paqëndrueshëm emocionalisht.