ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Miratohet aktakuza për tragjedinë e Koçanit – 37 të akuzuar për zjarrin ku humbën jetën 62 persona në Maqedoninë e Veriut 15 hours ago
Zgjedhjet në Tiranë, Berisha: Diskutimet për modelin që do bashkonte më shumë opozitën, jo për kandidaturat 15 hours ago
Politikanët pasurohen ndërsa ne vuajmë – kështu që unë ndihmova në rrëzimin e qeverisë sonë në 48 orë 15 hours ago
Na duhen më shumë spitale sesa stadiume futbolli, thonë protestuesit e rinj të Marokut 15 hours ago
Adoleshenti i burgosur më parë në Dubai, vdes në ndjekje nga policia në Londër 15 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Basha: Abazoviç bën diferencën e dëshiruar nga shqiptarët

albnews by albnews
16 July, 2021
in Albania
0
Basha: Abazoviç bën diferencën e dëshiruar nga shqiptarët
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

“Ballkanit i duhet një fryme e re europiane ne te gjitha trevat”, deklaroi në Tirane, Dritan Abazoviç, zv.kryeministri i pare shqiptar ne qeverinë e Malit te zi. Ai zhvilloi biseda me kryeministrin Rama , presidentin Meta dhe kryetarin e demokrateve Basha

Dritan Abazoviç, zv. kryeministri i  pare shqiptar ne qeverinë e Malit te Zi,  i bën thirrje nga Tirana , lidereve politike të Ballkanit, të ndahen nga politikat tensionuese  e te fokusohen në projekte konkrete. Ai pranon se në trevat ballkanike ka mungese të traditës demokratike e për këtë është i idesë se ndryshimit të  politikbërjes, në mënyrë që të ketë një impakt në shoqëritë në rajon.

RelatedPosts

Ben Blushi: Pse Shqipërisë i duhet sot një brez i çmendur

Gorozhub, një rrugë që bashkon shqiptarët

Angli/ Hetimi për vetëvrasjen e Leonard Farrukut. “Home Office humbi mundësinë për të vlerësuar shëndetin mendor”

Komentet Abazoviç, i bëri pas takimit përmbyllës gjatë qëndrimit në Tiranë me liderin e opozitës Lulzim Basha, ndërsa gjatë ditës ai bisedoi dhe me kryeministrin Rama dhe me Presidentin Meta.

“Është koha për një frymë të re evropiane në të gjithë trevat tona. Detyra jonë është se si politikanë, si njerëz që e shohim është të bëjmë maksimumin që të fusim më shumë etikë në jetën politike, të bëjmë gjëra konkrete. Të gjithë bashkë që t’i përshtatemi vlerave evropiane.”

Kryetari i demokrateve Basha vlerësoi aktivizmin e hershëm politik të Abazoviç në Ballkan.

“Temat tona të diskutimit natyrisht kanë variuar nga demokracia tek politikat rajonale dhe tek objektivat që na përbashkojnë, zhvillimi ekonomik i vendeve dhe i popujve tanë dhe integrimi europian i dy vendeve tona pas përmbylljes me sukses të sfidës së Malit të Zi për tu antarësuar në NATO si anëtari më i ri, natyrisht edhe me mbështetjen e Shqipërisë.”

Dritan Abazoviç zhvilloi këtë vizitë zyrtare në Tiranë, ndërsa qeveria në të cilën ai bën pjesë kaloi një krizë politike për shkak të qëndrimeve kontroverse, ndaj genocidit në Srebrenicë.

Ndërkohë edhe situata e pafavorshme ekonomike në vend i jep shpresë në vend i jep shpresë, mbështetësve të Gjukanovic, një nga sundimtarët më jetëgjatë në rajon, i cili u rrëzua, pas tre dekadash nga zgjedhjet e fundit në Mal të Zi, të parën e një funksionari të qeverisë së re të Malit të Zi, ndërkohë që Podgorica zyrtare sapo ka kaluar një krizë zien nga zërat për ndryshim të qeverisë.

Ndërkohë jashtë selisë blu, Basha vlerësoi zv.kryeministrin Abazoviç, duke e cilësuar atë një etalon të guximit.

“Kam një kënaqësi unike, kënaqësinë e mikpritjes së zv.kryeministrit shqiptar të Malit të Zi, Dritan Abazoviç. Karriera politike e tij është ndërtuar mbi përvojën e gjatë të një aktivisti, të një studiuesi dhe përpiluesi të tezave politike për Ballkanin, Evropën dhe globalizmin dhe është faktuar në luftën e pabarabartë midis forcave për liri dhe rrezikut të autokracisë.

Është një kënaqësi e veçantë, sepse interesi i PD dhe i imi personal për fqinjin tonë verior e në veçanti për bashkëkombasit tonë në Malin e Zi ka qenë dhe mbetet permanent, dhe gjatë bisedës së sotme konstatova se përkushtimi i Abazoviç bën diferencën e dëshiruar prej dekadash nga shqiptarët aty, por edhe nga PD qoftë në qeverisje apo në opozitë. Temat tona të diskutimit kanë variuar nga demokracia te politikat reale, zhvillimi i popujve tanë dhe integrimi në BE i dy vendeve tona. Abazoviç është një etalon i guximit”, tha Basha.

Basha: Abazoviç bën diferencën e dëshiruar nga
albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Miratohet aktakuza për tragjedinë e Koçanit – 37 të akuzuar për zjarrin ku humbën jetën 62 persona në Maqedoninë e Veriut

Miratohet aktakuza për tragjedinë e Koçanit – 37 të akuzuar për zjarrin ku humbën jetën 62 persona në Maqedoninë e Veriut

4 October, 2025
Zgjedhjet në Tiranë, Berisha: Diskutimet për modelin që do bashkonte më shumë opozitën, jo për kandidaturat

Zgjedhjet në Tiranë, Berisha: Diskutimet për modelin që do bashkonte më shumë opozitën, jo për kandidaturat

4 October, 2025
Politikanët pasurohen ndërsa ne vuajmë – kështu që unë ndihmova në rrëzimin e qeverisë sonë në 48 orë

Politikanët pasurohen ndërsa ne vuajmë – kështu që unë ndihmova në rrëzimin e qeverisë sonë në 48 orë

4 October, 2025
Na duhen më shumë spitale sesa stadiume futbolli, thonë protestuesit e rinj të Marokut

Na duhen më shumë spitale sesa stadiume futbolli, thonë protestuesit e rinj të Marokut

4 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result