Facebook ka prezantuar Soundmoji në Messenger, një ditë para ditës së Emoji-ve, më 17 korrik.
Soundmoji janë ikona ku është integruar gjithashtu një klip i shkurtër audio për pamjet më të përdorura nga përdoruesit.
Kjo risi, e disponueshme së pari në versionin iOS të Messenger dhe më pas në Android, do të dalë në treg globalisht brenda javëve të ardhshme.
Fillimisht do të ketë 27 Soundmoji, që do të shtohen në të ardhmen.
Siç shpjegon Facebook, Soundmoji-t u mundësojnë përdoruesve të dërgojnë klipe të shkurtra audio në një bisedë në Messenger, të tilla si brohoritje, të qeshura, etj.
Në këto soundmoji nuk do të mungojnë edhe audioklipe nga artistë dhe seriale televizive, si edhe filma të ndryshëm të famshëm.
Dita e Emoji-ve, që bie çdo vit më 17 korrik, kujton shpikjen e stilistit japonez Shigetaka Kurita, i konsideruar babai i piktogrameve, që sot janë bërë krejt të zakonshme.
Mbi 20 vjet më parë, Kurita krijoi një grup prej 176 emoji-sh duke përdorur një rrjet 12×12 piksel.
Muzeu i Artit Modern në Nju Jork ekspozon setin origjinal emoji të Kuritës.
Sipas Emojipedia-s, një faqe në internet që mbledh dhe katalogon të gjitha emoji-t, këtë vit janë lëshuar 217 ikona të reja./ATSH/