E veja e presidentit të Haitit rikthehet në shtëpi e veshur me jelek antiplumb

albnews
By
1 Min Read

E veja e presidentit të vrarë të Haitit, është rikthyer në vendin e saj pasi ishte trajtuar në Florida të SHBA-së për plagosjen që kishte pësuar në atentatin ndaj bashkëshortit.

Martine Moïse është parë e veshur me një jelek antiplumb pasi kishte arritur në aeroportin Port-au-Prince, të shtunën.

Bashkëshorti i saj, presidenti i Haititi, Jovenel Moïse është vrarë në një atentan në shtëpinë e tij, më 7 korrik.

Zyrtarët e Haititi kanë bërë të ditur përmes një postimi në Twitter se zonja Moïse është rikthyer në vend për tu përgatitur për varrimin e bashkëshortit, që do të bëhet javën e ardhshme.

E rrethuar nga agjentë të sigurisë, ajo është mirëpritur në Haiti nga Ministri i Punëve të Brendshme, Claude Joseph dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Policia e Haitit ka fajësuar mercenarët e huaj, shumica prej të cilëve kolumbianë, për atentatin dhe vrasjen e presidentit të këtij shteti.

Share This Article