Arsenali pranon ofertën për Xhakën, pasi transferon Lokongan

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Skuadra e Arsenalit më në fund ka pranuar ofertën e Romës për mesfushorin Granit Xhaka. Mediumet angleze kanë raportuar se Arsenali ka pranuar ofertën e Romës, pasi tashmë ka transferuar mesfushorin belg Albert Sambi Lokonga nga Anderlechti.

Lokonga 21-vjeçar te Arsenali është transferuar për 20 milionë euro dhe trajneri Mikel Arteta ka thënë se do të jetë një përforcim i duhur për ekipin e tij. Lokonga ka debutuar në ekipin e parë të Anderlechtit në dhjetor të vitit 2017 dhe deri më tani ka regjistruar 78 paraqitje, ku ka shënuar tri gola.

E pikërisht për 20 milionë euro, Arsenali do ta shesë Xhakën te Roma pasi mesfushori kosovar tashmë ka arritur marrëveshje me ekipin italian.

Share This Article