Kosova e Shqipëria rrisin eksportet mes vete

 2,348 total views,  1 views today

Shqipëria e Kosova kanë shënuar përmirësime të dukshme sa i përket eksportit mes vete, si për muajin qershor, ashtu edhe për 6-mujorin e parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit kaluar.

Sipas shifrave të publikuara nga INSTAT (Instituti Shqiptar i Statistikave), Kosova mban vendin e dytë ku Shqipëria ka shënuar rritjen më të madhe të eksporteve për muajin qershor. Sa i përket 6-mujorit të parë të këtij viti, Kosova mban vendin e parë ku Shqipëria ka shënuar një rritje të eskporteve.

Në muajin qershor, Shqipëria ka eksportuar në Kosovë mallra me vlerë prej 29.10 milionë euro, krahasuar me 19.52 milionë euro që kishte eksportuar në të njëjtën periudhë të vitit kaluar, duke shënuar një rritje prej 49.10%. Ndërkohë që për 6-mujorin e parë të këtij viti, Shqipëria ka eksportuar në Kosovë mallra me vlerë prej 139.7 milionë euro, krahasuar me 83.75 milionë euro që kishte eksportuar në të njëjtën periudhë të vitit kaluar, duke shënuar rritje prej 66.8%. Por rritje kanë pësuar edhe eksportet e Kosovës në Shqipëri. Në qershor të këtij viti, Kosova ka eksportuar në Shqipëri mallra me vlerë prej 10.8 milionë euro, krahasuar me 6.97 milionë euro të eksportuara në qershorin e kaluar, duke shënuar rritje me 55%. Rritja e eksporteve të Kosovës në Shqipëri është shënuar edhe për 6-mujorin e parë të këtij viti, ku Kosova ka eksportuar mallra me vlerë prej 41.56 milionë euro, krahasuar me 28.85 milionë euro sa kishte eksportuar në 6-mujorin e parë të vitit 2020, duke shënuar rritje me 44%.

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •