Arsenal është mposhtur sonte në shtëpi nga Manchester United.
Ndeshja e zhvilluar në FA Cup ka përfunduar me rezultat 1-3.
Për ta bërë humbjen më të dhimbshme për “topxhinjët”, është fakti se ndeshja është zhvilluar në “Arsenal arena”.
Mysafirët kaluan në epërsi të dyfishtë në pjesën e parë, me golat e shënuara nga Alexis Sanchez (31’) dhe Jesse Lingard (33’). Arsenali arriti të zbusë epërsinë me golin e shënuar nga Pierre-Emerick Aubameyang (43’). Për kundër përpjekjeve të Arsenalit që ta barazojë rezultatin, ishte Anthony Martial që i shoi shpresat e tyre, pasi shtoi epërsinë e Unitedit me golin e shënuar në minutën e 82-të.