Meksika mposhti bindshëm Francën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Përfaqësuesja e Meksikës ka startuar fuqishëm në turneun olimpik të futbollit në konkurrencën e meshkujve.

Në ndeshjen e parë të Grupit A, Meksika e ka mposhtur Francën me rezultatin bindës 4:1. Ky takim u luajt të enjten në “Ajinmoto Stadium”.

Ernesto Vega (47’), Francisco Cordova (55’), Carlos Antuna (80’) e Eduardo Aguirre (90’) shënuan për triumfin e Meksikës, ndërsa golin e nderit për francezët e realizoi Andre-Pierre Gignac nga penalltia në minutën e 69-të.

Dueli tjetër i këtij grupi, ai ndërmjet Japonisë dhe Afrikës së Jugut është duke u zhvilluar.

Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, zyrtarisht do të hapen të premten me ceremoni, por në disa sporte, si në futboll, kanë nisur aktivitetet.

Share This Article