Vuçiq: Nëse ndonjë shtet njeh pavarësinë e Kosovës, Serbia nis fushatën për çnjohje

 1,502 total views,  1 views today

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se në rast se ndonjë shtet vendos të njohë pavarësinë e Kosovës, në atë moment vendi i tij do të nisë fushatën për të kërkuar nga vendet që e kanë njohur ta zhbëjnë atë vendim.

Ai tha se ky “armëpushim” do të zgjasë deri në shtator, duke lënë të kuptohet se do të respektojë moratoriumin 1-vjeçar të firmosur më 4 shtator në Uashimgton, nga kryeministri i atëhershëm Avdullah Hoti dhe Vuçiqi.

Me nënshkrimin e Marrëveshjes së 4 shtatorit 2020 në Shtëpinë e Bardhë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kosova u pajtua që ta zbatojë moratoriumin njëvjeçar, për të mos kërkuar anëtarësim të ri në organizata ndërkombëtare e as njohje nga shtetet e ndryshme. Ndërkohë, Serbia, u pajtua që ta gjatë kësaj periudhe të heqë dorë mbi fushatën e saj për çnjohje dhe të përmbahet nga kërkesa zyrtare ose jozyrtare ndaj ndonjë vendi ose organizate ndërkombëtare, që të mos e njohë Kosovën si shtet të pavarur.

Vuçiqi ka folur për këtë, “i nxitur” nga deklarata e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, se së bashku me Bidenin do të kërkojnë njohje të reja për Kosovën.

“Kjo do t’ju zgjasë deri në shtator. Por, nëse kushdo njeh pavarësinë e Kosovës, në atë moment nisim fushatën tonë për tërheqje të njohjeve”, ka thënë Vuçiq të enjten, përcjell B92.

Para firmosjes së këtij moratoriumi, Serbia kishte pretenduar se disa shtete i kishte bindur të tërhiqnin njohjet e pavarësisë së Kosovës. Institucionet e Kosovës kanë mohuar në vazhdimësi këtë.

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •