Pas muajsh diskutimesh, deputetët e Asamblesë Kombëtare franceze miratuan një ligj të diskutueshëm që synon të luftojë Islamizmin radikal dhe forcimin e parimeve republikane.
Ligji ka të bëjë veçanërisht me lehtësimin e shpërbërjes së shoqatave që vënë në dyshim vlerat franceze, luftimin e martesave të detyruara dhe ndëshkimin e gjuhës së urrejtjes në internet.
Presidenti Emmanuel Macron dhe qeveria e tij duan të kundërshtojnë ndikimin e Islamit radikal, ku të rinjtë janë më të prekshëm si në disa xhami, jashtë shkollës dhe në internet.
Macron njoftoi ligjin e ri në tetor, duke u zotuar të godasë separatizmin islamik pasi një seri sulmesh vranë më shumë se 250 njerëz.
“Ne po i japim vetes mjetet për të luftuar ata që abuzojnë me fenë dhe që vënë në dyshim vlerat e republikës”, theksoi ministri i Brendshëm Gerald Darmanin.
Ndërsa kryeministri Jean Castex ka theksuar vazhdimisht se ligji nuk ishte i drejtuar kundër fesë, kritikët thonë se ka elementë në të që dëmtojnë pjesën myslimane të popullsisë.