PD demaskon Ramën, tha se nuk ka humbur asnjë gjyq në arbitrazh, por fatura arrin 447 milionë euro

 727 total views,  1 views today

Shteti shqiptar ka njohur 109.5 milionë euro detyrime financiare për të paguar për çështjet e humbura në arbitrazhet ndërkombëtare. Ndërkohë sipas të dhënave të përpunuara nga “Open Data” detyrimet mund të shtohen me rreth 300 milionë euro duke e çuar kështu totalin në rreth 447 milionë euro.

Partia Demokratike shpërndau sot një video ku demaskon kryeministrin Edi Rama I cili në një pronocim për median pat deklaruar se nuk është e vëetë që ata kishin humbur çështje në arbitrazh.

“Ka disa kohë që është ngulur në opinion ideja që kemi humbur në arbitrazhe, por nuk kemi humbur arbitrazhe as edhe një”. pat deklaruar Rama, por e vërteta është ndryshe.

Sipas dokumentave zyrtare të Ministrisë së Financave borxhi 109.5 milionë euro që i përket periudhës deri në qershor të vitit 2020 përveçse i përket formës përfundimtare edhe është njohur nga shteti shqiptar.

Ndërkohë që ka ende procese të tjera Arbitrazhi që nuk kanë përfunduar apo nuk janë njohur zyrtarisht nga shteti ynë. Dhe sipas të dhënave të përpunuara nga “Open Data” detyrimet mund të shtohen me rreth 300 milionë euro duke e çuar kështu totalin në rreth 447 milionë euro.

“447 milionë euro, kjo është fatura e Edi Ramës për familjet shqiptare. Imagjinoni sa probleme të vogla dhe të mëdha për shqiptarët do të zgjidhte kjo shumë marramendëse, që fatkeqësisht do të kthehet në një peshë për buxhetin e çdo familje, që do të detyrohet të paguajë papërgjegjshmërinë e Edi Ramës. 447 milionë euro nuk do të shkojnë për spitale, shkolla, kopshte, investime në infrastrukturë, ndihmë ekonomike për njerëzit në nevojë, por për të paguar dëmet e shkaktuara nga një pakicë që ka shkatërruar ekonominë dhe po varfëron shqiptarët” thuhet në mesazhin shoqërues të videos së postuar në rrjete sociale nga Partia Demokratike.


Opozita kujton se në 8 prill 2021 Partia Demokratike ka depozituar në SPAK kallëzimin për çështjen “Becchetti”.

“Ne presim që ajo të hetohet me përparësi, sepse çdo orë vonesë tashmë përkthehet në një dëm ekonomik të pakthyeshëm për qytetarët” nënvizohet në postim.

Vetëm gjatë vitit të kaluar janë regjistruar pranë Qendrës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve 3 çështje dhe fatura me e lartë lidhet me ndërtimin e “Parkut Fotovoltaik në Akërni.

Open Data raporton se kjo çështje ka nisur në Dhjetor të vitit 2020 nga kompania Arka Energy B.V, e cila ishte pjesëmarrëse në konsorciumin e shpallur fituese përmes një procedure tenderi ndërkombëtare, nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Sipas dokumentave zyrtare të Ministrisë së Financave borxhi përveçse i përket formës përfundimtare edhe është njohur nga shteti shqiptar.

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •