ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
SHBA shpall ‘non grata’ dy ish-zyrtarë të Malit të Zi 35 minutes ago
Ellison tejkalon Musk si njeriu më i pasur në botë 37 minutes ago
Mbledhje urgjente e NATO-s, Neni 4 i Aleancës hyn në fuqi 50 minutes ago
Arabia Saudite mbështet Katarin, Bin Selman kërkon veprim të përbashkët pas sulmit izraelit në Doha 54 minutes ago
VanHorn: Shqipëria një aset jetik për NATO-n. SHBA mbështet bazën detare në Porto Romano 60 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Eliminohen Kukësi dhe Laçi nga Europa League

albnews by albnews
18 July, 2019
in Albania
0
Eliminohen Kukësi dhe Laçi nga Europa League
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ka përfunduar që në turin e parë aventura e klubeve shqiptare të eliminatoret e Europa League, pasi si Kukësi, Laçi dhe Teuta, nuk ia dolën të kualifikohen për në raundin tjetër.

Sfida e mbrëmjes së sotme në “Elbasan Arena” ishte një “mision i pamundur” për Kukësin që gjithsesi tentoi të bëjë befasinë  përballë Debrecenit, duke kaluar shpejt në avantazh me Et’hemin. I njëjti futbollist pati një mundësi të artë të dyfishojë shifrat në fundin e pjesës së parë, por gaboi përballë portierit hungarez, Nagy.

RelatedPosts

VanHorn: Shqipëria një aset jetik për NATO-n. SHBA mbështet bazën detare në Porto Romano

Polici kërcënoi forcat Shqiponja në postbllok në Shkodër: Do t’ju hapim barkun me plumba

Dorëhiqet kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha

Në pjesën e dytë skuadra e Gjokës tentoi disa herë të gjejë golin që do të “ndizte” entuziazmin dhe shpresat për kualifikim, por në momentin më të mirë, pësoi një gol nga pakujdesia e portierit Frashëri, duke shndërruar në një mirazh, kalimin për në turin tjetër.

Sfida e mbrëmjes së sotme përfundoi në barazim 1-1, me hungarezët që vijojnë më tej falë rezultatit të përgjithshëm 4-1, ndërsa Kukësit nuk i mbetet gjë tjetër veçse të fillojë punën për të përgatitur sezonin e ardhshëm të Superligës.

Përfaqësim dinjitoz dhe përtej pritshmërive bëri Laçi përballë izraelitëve të Hapoel Be’er Shevas, një skuadër me mjaft eksperiencë në kupat europiane dhe me një buxhet shumë të lartë në dispozicion.

Nën drejtimin e Sulejman Starovës, bardhezinjtë morën një barazim 1-1 në Kurbin javën e kaluar dhe luajtën shanset e tyre për kualifikim mbrëmjen e sotme në Be’er Sheva, ku humbën me rezultatin minimal 1-0 dhe mbetën jashtë kompeticionit.

Tashmë e vetmja skuadër shqiptare që “do të mbajë flamurin” në Europë, është Partizani kampion, që u eliminua nga eliminatoret e Champions League, por do të vijojë garën në Europa League, ku do të gjejë përballë moldavët e Sherif Tiraspolit./TCh/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

SHBA shpall ‘non grata’ dy ish-zyrtarë të Malit të Zi

SHBA shpall ‘non grata’ dy ish-zyrtarë të Malit të Zi

10 September, 2025
Ellison tejkalon Musk si njeriu më i pasur në botë

Ellison tejkalon Musk si njeriu më i pasur në botë

10 September, 2025
Mbledhje urgjente e NATO-s, Neni 4 i Aleancës hyn në fuqi

Mbledhje urgjente e NATO-s, Neni 4 i Aleancës hyn në fuqi

10 September, 2025
Arabia Saudite mbështet Katarin, Bin Selman kërkon veprim të përbashkët pas sulmit izraelit në Doha

Arabia Saudite mbështet Katarin, Bin Selman kërkon veprim të përbashkët pas sulmit izraelit në Doha

10 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result