Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka quajtur fatkeqësi pikëlluese lajmin për aksidentin tragjik të autobusit kosovar në Kroaci.
“Çfarë fatkeqësie pikëlluese lajmi nga Kroacia për humbje jetësh të vëllezërve e motrave nga Kosova. Lutem që të plagosurit rëndë t’ia dalin dhe ngushëllime vëllazërore familjeve të viktimave”, ka shkruar Rama në Twitter.