Dy gëzime në një ditë, Berisha publikon foton e familjes me urimin e veçantë

 1,983 total views,  1 views today

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka ndarë në rrjetet sociale një foto familjare ku shfaqet krah bashkëshortes së tij, Liri Berisha dhe dy fëmijëve, Shkëlzen Berisha dhe Argita Berisha.

Ai ka uruar bashkëshorten e tij për 74-vjetorin e lindjes dhe kujton 51-vjetorin e martesës.

“Mirëmëngjes miq, sot familja jonë feston 74-vjetorin e më të mirës së familjes tonë, Lilit, por edhe 51-vjetorin e martesës tonë. Gëzuar Lili! Së bashku edhe shumë e shumë vite tjera”, shkruan Berisha.