Ylli i Union Berlinit, Max Kruse e pati një ditë për ta mbajtur në mend të dielën.
Jo vetëm që i ndihmoi Gjermanisë ta mposhtë 3:2 Arabinë Saudite në Lojërat Olimpike, por pas ndeshjes, derisa po fliste drejtpërdrejt në televizion, ai i propozoi martesë të dashurës së vetë, raporton Gazeta Express.
Dhe e dashura e tij nuk ngurroi t’i thotë po yllit gjerman.
Gjermania e mundi Arabinë Saudite për t’i mbajtur gjallë shpresat për medalje olimpike.
Pasi e humbi ndeshjen e parë 4:2 kundër Brazilit, Gjermania e tejkaloi pengesën saudite falë një goli nga Nadiem Amiri dhe dy golave nga Ragnar Ache.
Pas ndeshjes, Kruse i propozoi të dashurës së vetë drejtpërdrejt në televizion. Ai e hoqi fanellën për ta shfaqur një mesazh, ra në gjunjë dhe e pyeti atë nëse do të pranonte të bëhej gruaja e tij.
“Në fakt doja të prisja derisa ta shënoja një gol, por kush e di se a mund të shënoj”, tha Kruse për Sportschau.
E dashura e tij është kurde, prandaj mbishkrimi në fanellën e tij të brendshme në gjuhën kurde nënkuptoi: “Të dua. Do të martohesh me mua?”
Raportohet se ajo i ka thënë “Ere” atij, që në shqip nënkupton “Po”.
Kruse dhe yllin i Kosovës Milot Rashica i kaluan disa vite së bashku në Werder Bremen, para se gjermani të largohej në drejtim të Fenerbahces për t’u kthyer në Bundesligë te Union Berlin më vonë.
Edhe Rashica e la Werderin e rënë nga Bundesliga këtë verë për t’iu bashkua Norwich City në Premierligë.