ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Lammy-t i thanë ‘turp të të vijë’ turma që mori pjesë në protestën kundër sulmit 1 hour ago
Përgjigja e Hamasit ndaj planit të SHBA-së për Gazën është domethënëse – por ka lëshime kyçe 1 hour ago
Pas protestuesve të Gjeneratës Z që duan ta detyrojnë presidentin e Madagaskarit të largohet nga pushteti 1 hour ago
Sulmuesi i sinagogës u lirua me kusht pas arrestimit për përdhunim, thotë policia 1 hour ago
Momenti pas bisedimeve të paqes fiton më shumë vrull 1 hour ago
Next
Prev
Home Albania

Në Shqipëri po rritet turizmi i bujtinave

albnews by albnews
26 July, 2021
in Albania, Technologji
0
Në Shqipëri po rritet turizmi i bujtinave
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në shumë zona rurale në Qarkun e Gjirokastrës po rritet numri i bujtinave për të pritur turistët. Banorët po shfrytëzojnë pasuritë natyrore dhe kulturore për t`i bërë më tërheqës fshatrat e vegjël historikë. Kjo formë e re e turizmit po rritet pas pandemisë, megjithëse gjen mjaft sfida, sidomos prej largimit të të rinjve nga zonat rurale.

Nokova, një fshat i vogël historik, me një kishë mbi 250 vjeçare, është rreth 10 km larg nga qyteti i Gjirokastrës. Në krye të fshatit, Marika Rrumbullaku vendosi të ngrejë një bujtinë ku sot pret vizitorë vendas dhe të huaj.

RelatedPosts

Aksident në aksin Gjirokastër-Kakavijë, përplaset për vdekje 71-vjeçarja

Ethet e Festivalit të Këngës/ Emra të njohur dhe surpriza që synojnë Eurovisionin

Lezhë, gjendet pa jetë një 65-vjeçar, dyshohet se është vrarë me armë zjarri

“Kur dola në pension ,vajzën e martova, nuk kisha më detyrime të mëdha, djali ishte i rritur dhe në Tiranë nuk kisha çfarë të bëja më, nuk e duroja dot zhurmën e Tiranës dhe vendosa të ngre këtë bujtinë në tokën e të parëve të mi, në Nokovë. Së bashku me një të afërme që është arkitekte bëmë projektin dhe për disa vite e ngritëm”, thotë ajo.

Marika thotë se shërben për turistët prodhimet më të freskëta vendase, vizitë në kishat e vjetra dhe shtëpitë me gurë, ngjitjet në mal, për të shijuar pamjet mbresëlënëse të Luginës së Drinos.

“Ne i çojmë turistët për të vizituar vendet historike, Manastirin e Shën Sotirit, Kishat e Mingulit, Kishat e vjetra në Nokovë , zonën poshtë liqenit. I kam shoqëruar gjithmonë”.

Bujtina e vogël me tre dhoma u ngrit nga Marika, me profesion avokate dhe një e afërme e saj arkitekte paralelisht me pemtoren për të cilën ajo kujdeset.

“Në kohën që puëntorët bënin shtëpinë unë kisha merak kopshtin. Ata ndërtonin shtëpinë, unë mbilja pemë dhe ato u rritën paralelisht”, thotë ajo.

Marika thotë se brenga e gjithë brezit të saj është largimi i të rinjve .Djali i saj punon në Singapor dhe vajza në Tiranë dhe fshati i vogël ka shumë pak banorë.

“Të them me sinqeritet më vjen për të qarë kur mendoj që rinia ka ikur. Edhe mua më ka ikur djali, e cova 17 vjeç të mësonte. Por të paktën ata që mësojnë le të ikin por ta kthejnë kokën nga vendi i tyre.”

Edhe Grabova një fshat i vogël gati 2 kilometër nga rruga Këlcyrë- Përmet ishte thuajse i harruar para se Elton Ismaili të ngrinte bujtinën “Tek Xhako”. Eltoni thotë se bujtina ofron një paketë të plotë turistike dhe mbështetet tek mikëpritja, prodhimet tradicionale si dhe vlerat natyrore të zonës anës Vjosës.

“Bujtina ofron një paketë të plotë turistike me fjetje, ushqim,rafting, hiking, hipizëm. Disa shërbime turistike janë në funksion dhe disa të tjera janë në diskutim me orperatorët turistikë”, thotë ai.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Lammy-t i thanë ‘turp të të vijë’ turma që mori pjesë në protestën kundër sulmit

Lammy-t i thanë ‘turp të të vijë’ turma që mori pjesë në protestën kundër sulmit

4 October, 2025
Përgjigja e Hamasit ndaj planit të SHBA-së për Gazën është domethënëse – por ka lëshime kyçe

Përgjigja e Hamasit ndaj planit të SHBA-së për Gazën është domethënëse – por ka lëshime kyçe

4 October, 2025
Pas protestuesve të Gjeneratës Z që duan ta detyrojnë presidentin e Madagaskarit të largohet nga pushteti

Pas protestuesve të Gjeneratës Z që duan ta detyrojnë presidentin e Madagaskarit të largohet nga pushteti

4 October, 2025
Sulmuesi i sinagogës u lirua me kusht pas arrestimit për përdhunim, thotë policia

Sulmuesi i sinagogës u lirua me kusht pas arrestimit për përdhunim, thotë policia

4 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result