ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Dita Botërore e Kafesë, llojet më të shtrenjta në botë 4 hours ago
Zbulohet thesari 1 milion dollarësh nga një anije spanjolle e mbytur në Florida 4 hours ago
Trump i jep afat deri të dielën Hamasit për të pranuar planin e paqes 4 hours ago
Përplasje vdekjeprurëse në Gaza, Hamasi dhe klani i fuqishëm palestinez përleshen në Khan Younis 4 hours ago
Lezhë, gjendet pa jetë një 65-vjeçar, dyshohet se është vrarë me armë zjarri 4 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Presioni mbi Bashën/ Amerikanët kërkojnë largimin e Berishës nga selia e PD

albnews by albnews
30 July, 2021
in Albania
0
Presioni mbi Bashën/ Amerikanët kërkojnë largimin e Berishës nga selia e PD
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Sa më shumë kohë të kalojë, aq më i madh do të jetë presioni mbi kreun e PD-së Lulzim Bashën për të marrë një vendim, nëse është në anën e Berishës, apo në anën e amerikanëve. Deri tani ia ka dalë t’i japë formë një dyzimi “as mish as peshk” në lidhje me shpalljen e Sali Berishës “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Kur gazetarët e pyetën në konferencën e të enjtes, iu shmang përgjigjes.

Por këtë nuk mund ta bëjë edhe për shumë kohë. Ambasadorja Juri Kim vendosi ta mediatizojë trysninë ndaj Bashës dhe gjithë PD-së këtë të premte përmes një deklaratë të fortë nga selia blu.

RelatedPosts

Lezhë, gjendet pa jetë një 65-vjeçar, dyshohet se është vrarë me armë zjarri

Zgjedhjet në Tiranë, Lëvizja BASHKË propozon kryetarin, Arlind Qori, si kandidat për kreun e Bashkisë

“Ndoshta e priste FBI në aeroport”- Berisha për mungesën e Ramës në OKB: I anuloi të gjitha përgatitjet që kishte bërë për në SHBA

Më e drejtpërdrejtë, nuk mund të ishte ambasadorja kur tha “do të ishte një ironi historike por edhe një tragjedi për këtë vend, jo vetëm për partinë, nëse partia do “të hante bar” për hir të interesave personale të një njeriu.”

Me “distancë” nga Sali Berisha, ambasada kupton përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i PD. “Kryetarët e partive do të futen në Kuvend dhe është e rëndësishme që të mund të shoqërohen nga deputetë që e meritojnë përfaqësimin e Shqipërisë. Do të jetë e rëndësishme që Partia Demokratike të mendojë për këtë çështje. Sikur e kam thënë edhe më parë, PD ka ruajtur një rol të pazëvendësueshëm për ta nxjerrë këtë vend nga diktatura nga komunizmi” tha ambasadorja.

Megjithëse i pozicionuar përballë superfuqisë së Departamentit Amerikan të Shtetit, Sali Berisha nuk bëri hapa pas. Kur u shpall “non grata” për korrupsion madhor, fillimisht paditi në Francë për shpifje sekretarin Blinken. Pastaj ktheu sytë nga PD dhe la të hapur idenë se edhe mund të rikthehej për ta rimarrë prap drejtimin e partisë.

Forcën brenda në PD e shfaqi ende pa nisur mbledhja e Këshillit Kombëtar. Në momentin që hyri në Pallatin e Kongreseve me dy gishtat lart, salla u ngrit në këmbë duke thirrur emrin e Berishës, shoqëruar me brohoritje dhe duartrokitje. Pamjet janë dëshmia më e mirë e presionit tjetër ndaj Bashës.

Ditët e fundit, Berisha lëshoi një akuzë të drejtpërdrejtë për ambasadoren amerikane ndërsa denoncoi atë që ai e quajti një aferë të dyshuar për korrupsion. Bëhet fjalë për angazhimin e institutit të Delina Ficos në sistemimin e dosjeve të mbetura pezull nga ngërçi i reformës në drejtësi, thuajse 100 mijë të tilla. Në denoncim Berisha ngrinte pyetjen që shigjetonte direkt ambasadoren amerikane Yuri Kim: A është kjo mënyra se si duhen shpenzuar paratë e taksapaguesve amerikanë?

Në shtator ka premtuar se do të jetë në sallën e parlamentit, madje me energji të dyfishuara.

Por biseda e sotme mes amerikanëve dhe Bashës nuk vjen surprizë për këtë të fundit. Yuri Kim kujtoi se takimi sot ishte në vazhdën e bisedës që Basha kishte bërë me Filip Riker ekzaktësisht një muaj më parë.

Lulzim Basha nuk doli të fliste për gazetarët pas presionit publik që i bënë amerikanët. Ambasadorja la të kuptohet se i ka dhënë kohë për të reflektuar gjatë pushimeve. “Ka vendime të vështira përpara për të gjithë. Shpresoj që njerëzit të kenë mundësi të shplodhen gjatë gushtit dhe të rikthehen të ripërtërirë” e mbylli deklaratën e saj Yuri Kim.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Dita Botërore e Kafesë, llojet më të shtrenjta në botë

Dita Botërore e Kafesë, llojet më të shtrenjta në botë

3 October, 2025
Zbulohet thesari 1 milion dollarësh nga një anije spanjolle e mbytur në Florida

Zbulohet thesari 1 milion dollarësh nga një anije spanjolle e mbytur në Florida

3 October, 2025
Trump i jep afat deri të dielën Hamasit për të pranuar planin e paqes

Trump i jep afat deri të dielën Hamasit për të pranuar planin e paqes

3 October, 2025
Përplasje vdekjeprurëse në Gaza, Hamasi dhe klani i fuqishëm palestinez përleshen në Khan Younis

Përplasje vdekjeprurëse në Gaza, Hamasi dhe klani i fuqishëm palestinez përleshen në Khan Younis

3 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result