SHBA-ja pas një dekade e gjysmë sërish dërgon ushtri dhe resurse ushtarake në bazën ajrore në Arabinë Saudite, dhe pas eskalimit të tensioneve në Gjirin Persik.
Uashingtoni, mes tjerash, do të dërgojë më shumë se 500 ushtarë, aeroplanë luftarakë dhe sisteme raketore mbrojtëse në bazën Priinc sulltan, në jug të Riadit.
Kjo bazë ishte seli e forcave ajrore amerikane në Lindjen e Mesme në vitet e 90-ta, por SHBA-ja e ka lëshuar pas rrëzimit të presidentit irakian Sadam Hysein në vitin 2003.
Pentagoni paraprakisht dërgoi ushtarë dhe resurse amerikane në Arabinë Saudite, duke shtuar se kjo bëhet me qëllim të parandalohen “kërcënimet e drejtpërdrejta”.
Riadi dhe Uashingtoni disa javë kanë punuar në marrëveshjen dhe ajo nuk është, siç theksohet, reagimin konkret të tankerit të sekuestruar britanik në Gjirin Persik.
Kthimi i forcave ushtarake amerikane në Arabinë Saudite pas 16 viteve, ka aspekt ushtarak, por njëkohësisht sjell komplikime edhe politike edhe diplomatike për administratën e Donald Trampit, të cilën kritikët e akuzojnë për lidhshmëri me sauditët pas vrasjes së gazetarit Xhamal Kashogi.