Më shumë se 5 000 punonjës në Turqinë Perëndimore, të mbështetur nga ajri dhe toka, po luftojnë me zjarret më të mëdha në një dekadë, me 13 zjarre që mbetën ende jashtë kontrollit.
Vendi ka luftuar me zjarret për 11 ditë rresht, mes temperaturave të larta.
”Ka shpërthime të reja zjarresh në katër qytete në rajonin e Egjeut dhe një në rajonin e Detit të Zi”, tha në Twitter ministri i Bujqësisë dhe Pyjeve, Bekir Pakdemirli në Twitter.
”Vendi ka luftuar me 222 zjarre në 47 qytete dhe provinca që nga 28 korriku”, shtoi Pakdemirli.
Zjarret vazhduan të ndizen veçanërisht përgjatë qyteteve bregdetare të Muglas dhe Aydinit.
”Gjatë natës, zjarret u përhapën në Koycegiz dhe Milas, ndërsa tre lagje u urdhëruan të evakuohen”, thanë sot autoritetet lokale.
Zjarrfikësit arritën të vënë nën kontroll disa nga zjarret në Antalia, Marmaris dhe Bodrum, destinacione të njohura turistike.
Të paktën tetë persona kanë vdekur dhe 100 000 hektarë pyje dhe ara janë shkatërruar, sipas vlerësimeve.