Nga Naim Ef. Tërnava.
Të dashur vëllezër e motra,
Me rastin e Hixhretit- Vitit të Ri, Hixhri në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës, institucioneve të saj dhe në emrin tim personal t’ju uroj e ta lut Zotin për mbarësinë, shëndetin, respektin e lumturinë tuaj.
Edhe sot e kësaj dite, myslimanët anekënd botësme krenari e urtësi kujtojnë Hixhretin e të Dërguarit të Allahut, nga Meka në Medine, datë që shënoi një pikë kthese në historinë e Islamit dhe fillimin e kalendarit mysliman.
Hixhreti është dhe mbetet një frymëzim i fuqishëm në jetën e çdo myslimani, dhe mbart me vete mesazhin për sigurinë, lirinë dhe vlerën e atdheut.
Pejgamberi ynë i dashur Muhamedi a.s, paqja qoftë mbi të, na mësoi me shembullin e tij praktik se liria nuk i jepet askujt pa sakrificë dhe na mësoi se këto synime mund të arrihen vetëm përmes sakrificës dhe forcës së besimit.
Kjo është arsyeja pse fillimi i vitit të ri Hixhri është një mundësi për të rinovuar zotimin tonë ndaj Zotit dhe atdheut tonë .
Lus Allahun e Lartësuar që ky vit i ri Hixhri 1443 të sjellë paqe e mirësi mbi mbarë njerëzimin si dhe të sjellë harmoni në mesin tonë, duke na i bashkuar zemrat tona dhe duke nga forcuar në idealet për prosperitet e paqe.
Zoti na bekoftë të gjithë!
Myftiu i Kosovës
Naim ef. Tërnava