Shuhen plotësisht zjarret në Postribë dhe Mazrek

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shuhen plotësisht zjarret në Postribë dhe Mazrek.

Lajmin e dha sot ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili theksoi se, po punohet për vatrën e shfaqur në anën tjetër të malit të Tërbunit e cila është zhvilluar nën ndikimin e erës.

“Sot e nisëm ditën me lajmin e mirë së në Postribë dhe Mazrek, zjarret janë shuar plotësisht. Po punohet për vatrën e shfaqur në anën tjetër të Malit të Tërbunit e cila është zhvilluar nën ndikimin e erës”, tha Peleshi.

“Po mbahen në kontroll vatrat e zjarrit në fshatin Flet në bashkinë e Fushë-Arrëzit, në Thirrë si dhe në fshatin Patalej në Lezhë. Po në qarkun e Lezhës ditën e djeshme është arritur 60% e izolimit të vatrave, ndërsa në bashkinë e Mirditës, vatra e zjarrit është me intesitet të ulët. Vazhdon me përkushtim puna e “Majën e Rrunës”, Laku i Mollave dhe Laku i Thive në Kukës, ku situata është ende delikate si pasojë e vatrave të zjarrit. Fatmirësisht deri më tani nuk ka rrezik për zonat e banuara”, shtoi Peleshi.

“Mirënjohje për çdo efektiv të FA dhe për ekuipazhet e helikopterëve të Holandës dhe Çekisë  të cilët vazhdojnë ndërhyrjen nga ajri për shurjen e plotë të zjarreve në vendin tonë”, u shpreh Peleshi.

Share This Article